SENA
Shoqëria SENA është një shoqëri aksionere e themeluar më 30/03/2021 ku Korporata Elektroenergjetike Shqiptare zotëron 100% të aksioneve. Shoqëria është krijuar në kuadër të marrëveshjes së financimit për ndërtimin e impiantin fotovoltaik lundrues në Vaun e Dejës ndërmjet KESH sh.a dhe EBRD. Fokusi kryesor i shoqërisë është zhvillimi dhe operimi i impiantit fotovoltaik lundrues në Vaun e Dejës, por jo vetëm.
Gjithashtu shoqëria ka objektiv të aktivitetit edhe përfshirjen në çdo transaksion dhe/ose angazhimi në aktivitete të ligjshme për qëllime të të cilave mund të themelohet një shoqëri aksionere sipas ligjeve të Shqipërisë, me ndryshimet e tyre të herë pas hershme, ku përfshihet pa kufizim sa më poshtë:
- Studimi, projektimi, ndërtimi, operimi dhe administrimi i impiantit fotovoltaik lundrues në liqenin e HEC Vau Dejës dhe i sistemeve të lidhura me to, për prodhimin e energjisë nga dielli, riparimi i tyre si dhe mirëmbajtja dhe mbështetja teknike;
- Prodhimi, shitja, tregtimi, studimi, përgjithësisht të gjitha shërbimet mbështetëse në fushën e industrisë dhe energjisë;
- Pjesëmarrja në tender të të gjitha llojeve në fushën e energjisë qoftë shqiptar apo i huaj;
- Aktivitete tregtare në fushën e energjisë;
- Kryerja e çdo aktiviteti tregtar e çdo veprimi në Shqipëri apo jashtë saj, që ka lidhje të drejtpërdrejtë apo te tërthortë me objektin e mësipërm të Shoqërisë ose që është e nevojshme për promovimin e biznesit të Shoqërisë dhe për arritjen e objektivave të Shoqërisë.
Ky projekt është një financim i BERZH si dhe Granteve të WBIF.
Aktualisht është nënshkruar kontrata me Kompaninë e Supervizimit, datë 18.05.2023 dhe kontrata me Kompaninë zbatuese të projektit, datë 21.10.2024. Kontraktori është në fazë përgatitje të projektit të detajuar i cili pritet të dorëzohet plotësisht në fund të muajit Shkurt 2025 për të vijuar më tej me proceset e tjera deri në zbatimin e plote të kontratës.
Shoqëria mund të kryejë çdo aktivitet tjetër i cili nuk është i ndaluar nga ligji në fuqi. Mund të kryejë çdo lloj aktiviteti në raport me objektin për të cilin është krijuar.
Zbatimi i projektit pritet të fillojë brenda vitit 2025