Pak histori…
Etapat e transformimit të shoqërisë
Krijohet Drejtorika e Përgjithshme e Centraleve Eletrike (DPCE) si Ndërrmarrje Shtetërore.
DPCE transformohet nga Ndërrmarrje Shtetërore në Shoqëri Tregtare Shoqëria Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).
Shoqëria KESH sh.a. merr statusin e Shoqërise Anonime me aksione të zotëruara 100% nga Shteti Shqiptar.
Hyn në fuqi Statusi aktual i KESH sh.a. i cili në zbatim të legjislacionit të BE për privatizimin e monopoleve jo natyrale, parashikonte ndarjen e funksioneve baze, duke e shkëputur nga Shoqëria Transmetimin dhe Shpërndarjen dhe duke lënë vetëm Prodhimin e Energjisë.
KESH sh.a. i hiqet funksioni i transmetimit që kryente deri në këtë periudhë dhe krijohet Operatori i Sistemit të Transmetimit.
Shoqërisë KESH sh.a. i Shkëputet funksioni i Shpërndarjes dhe Furnizimit me pakicë dhe krijohet Shoqëria Operatori i Sistemit të Shpërndarjes OSSH
KESH sh.a. ushtron veprimtarinë e Prodhimit, Furnizimit Publik me Shumicë dhe Tregtimit të Energjisë Elektrike. Aksionet e Shoqërisë zotërohen 100% nga Shteti Shqiptar.
Funksioni i Furnizimit Publik me Shumicë transferohet tek OSHEE. KESH Fokusohet tek prodhimi e tregtimi i energjisë si dhe mirëmbajtja e zhvillimi i burimeve gjeneruese.
Krijohet Shoqëria SENA ku KESH sh.a. zotëron 100% të aksioneve. Shoqëria është krijuar në kuadër të marrëveshjes së financimit për ndërtimin e Impiantit Fotovoltaik Lundrues në Vaun e Dejës.
KESH diversifikon prodhimin e energjisë, me venien në punë të impiantit PV diga e Qyrsaqit, HEC Vau i Dejës me fuqi 3.14 MW.
KESH, rimerr funksionin nga OSHEE, për blerjen/importin e energjisë për furnizim për FSHU, për konsumatorët e Sherbimit Universal, në kuadër të përmbushjes së Detyrimit të Shërbimit Publik;.
KESH hyn në Bursën Shqiptare Alpex që prej 1 Prill 2023
Në Janar 2025, KESH u bë pjesë e një bashkëpunimi trepalësh mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, duke nisur partneritetin me kompaninë MASDAR për zhvillimin e projekteve të energjisë së rinovueshme deri në 3 GW dhe eksportin e energjisë përmes një kablli nënujor drejt Italisë, një hap i rëndësishëm drejt diversifikimit energjetik, dixhitalizimit dhe pozicionimit ndërkombëtar të KESH.
Më 9 Prill 2025, KESH nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me AFD-në franceze, duke shënuar një partneritet strategjik që mobilizon fonde deri në 600 milionë euro për investime të qëndrueshme në energji dhe dixhitalizim, me projektin e parë që përfshin modelimin dixhital të Kaskadës së Drinit dhe modernizimin e HEC-eve kryesore.