Në zbatim të parashikimeve të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, shoqëria “KESH SH.A.” ka miratuar dhe publikuar programin e transparencës në faqen zyrtare të internetit.
Programi i transparencës është një mekanizëm për të siguruar që autoritetet publike të jenë të hapura, të përgjegjshme dhe të ndjekshme nga publiku. Ky program është thelbësor për promovimin e llogaridhënies, integritetit dhe mënyrës së ndërtimit të besimit mes autoritetit publik dhe qytetarëve.
Programi i transparencës është publikimi i informacionit publik pa kërkesë për qytetarët. Kjo përfshin dokumente zyrtare, raporte financiare, vendime të ndryshme, ligje, akte nënligjiore dhe të dhëna tjera relevante. Informacioni i publikuar në të është lehtësisht i aksesueshëm dhe i kuptueshëm për publikun.
Programi i transparencës siguron qasjen e lirë të publikut në informacionin zyrtar të prodhuar ose të mbajtur nga shoqëria “KESH SH.A.”
Elisa Dedja – Koordinator për të drejtën e informimit
- Email: info@kesh.al
- Adresa: Rruga: Blloku, “Vasil Shanto”,Tiranë, Shqipëri
- Orari: E hënë – E Enjte: 08:00 – 16:30
- E Premte : 08:00 -14:00
Karriera
Regjistri i Transparencës
Në butonin më poshtë do të gjeni materialet referuese për regjistrin e transparencës së Kompanisë KESH.