Impianti Fotovoltaik Qyrsaq | KESH

Impianti Fotovoltaik Qyrsaq

Ky projekt konsiston në ndërtimin e një impianti fotovoltaik të instaluar mbi  sipërfaqen e digës së Qyrsaqit në hidrocentralin e Vaut të Dejës. Ky është i pari projekt i zhvilluar nga KESH sh.a në ndërtimin e burimeve të reja gjeneruese nga burimet e rinovueshme dhe gjithashtu ështe projekti i parë në Shqipëri që një impiant fotovoltaik instalohet në sipërfaqen e një dige hidrocentrali.

 

Impianti fotovoltaik ne digën e Qyrsaqit është vendosur në funksionim në Shkurt 2022. Ndërtimi i këtij impianti është në funksion të nevojës për diversifikimin e portofolit të prodhimit të KESH sh.a nga burimet e rinovueshme të energjisë.

Impianti është i instaluar mbi sipërfaqen e digës së Qyrsaqit në HEC Vau i Dejës duke respektuar të gjitha kushtet teknike që lidhen me sigurinë e digës.

 

Objektivat kryesore të zhvillimit të këtij projekti janë:

  • Diversifikimi i burimeve të prodhimit të energjisë elektrike nga KESH sh.a

Aktualisht KESH prodhon energji elektrike nga burimet hidrike në masën 100% dhe një iniciativë e tillë është pozitive në funksion të shtrirjes së mëtejshme të kësaj teknologjie edhe në sipërfaqe të pashfrytëzueshme të ngjashme.

  • Zhvillimi i projektit është tregues i mundësisë reale për investime me ndikim në përmirësimin e treguesve të sigurisë së rrjetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike.

 Risku i lartë hidrologjik, për shkak të natyrës së burimeve të prodhimit të energjisë elektrike si dhe nevojës për import të përvitshëm, jo vetëm që cënon sigurinë e sistemit por gjithashtu edhe atë të furnizimit për shkak të kostove që i shkaktohen sektorit dhe për rrjedhojë konsumatorit fundor. Referuar konsumit mesatar vjetor të një familje në vendin tonë, energjia e parashikuar për prodhim vjetor nga impianti në fjalë do të mjaftonte për furnizimin me energji të pastër të 1,900 familjeve.

  • Në arritjen e objektivave të vendosura në Strategjinë Kombëtare të Energjisë (SKE) dhe Strategjinë për Eficencën (SE).

Diversifikimi i burimeve të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të ndryshme nga ato hidro si dhe politikës për ndërtesat me net-zero energji është një nga angazhimet e ndërmarra nga qeveria shqiptare në kuadër të SKE dhe SE. Modeli i propozuar nga KESH jo vetëm që është pjesë e politikës së dekarbonisimit, por gjithashtu është modeli i duhur për nxitjen e mëtejshme të këtyre angazhimeve si sipërmarrje të realizueshme dhe me kosto të përballueshme dhe kthim të sigurt të investimit.

  • Krijimin e KNOW-HOW për projektet e radhës (të ngjashme) në fushën e PV.

Potenciali për zhvillimin e projekteve të ngjashme është i madh nëse i referohemi strukturave ekzistuese (digave të mesme dhe të vogla). Zhvillimi i një projekti të tillë është vlerë e shtuar në funksion të vlerësimit real të mundësive për investim qoftë nga fondet publike (subjekti administrues i digave etj.), por edhe subjektet private.

  • Shfrytëzimi i sipërfaqeve pa cënuar interesin e përgjithshëm.

Digat e rezervuarëve/liqeneve janë vende optimale për zhvillimin e projekteve të tilla për shkak të karakteristikave strukturore që janë perfekte (këndi i sipërfaqes së digës ose për analogji këndi i çative të shtëpive) dhe nuk kërkojnë ndërhyrje civile të thelluara. Gjithashtu ky projekt nuk ka ndikim negativ në veprat civile (digë) si dhe është mundësi shumë e mirë për vënien në eficencë të sipërfaqeve të pashfrytëzueshme siç janë digat, çatitë e shtëpive ose tokat e kripura.

  • Kombinimi i prodhimit të energjisë elektrike nga dy burime të rinovueshme të saj, siç janë dielli edhe uji është një mundësi shumë e mirë për të garantuar rritjen e eficencës në prodhim dhe për të rritur sigurinë e furnizimit të vendit me energji elektrike.
Të dhënat teknike të projektit
Treguesi
Vlera
Njësia
Fuqia e Instaluar
5.14
MWp
Prodhimi mesatar vjetor (Viti 1)
7019
MWh
Jetëgjatësia e impiantit
25
Vite

Kontakte

+355 42 230 888
info@kesh.al

Adresa

Rr. Viktor Eftimiu, Nr. 12, Tiranë

Roport mbi monitorimin e treguesve mjedisorë në HEC Vau i Dejës, HEC Koman dhe HEC Fierzë.

 

Me qëllim përmbushjen e pikës 3.1 “Monitorimi i mjedisit ” të ESAP (Plan Veprimi për Çeshtjet Social Mjedisore) në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet KESH sh.a dhe BERZH “Marrëveshje huaje” ndërmjet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin “Shqipëria: Plani i ristrukturimit të KESH-it” në periudhën Dhjetor 2017-Janar 2018 u realizua monitorimi i treguesve mjedisorë në njësitë prodhuese të KESH sh.a nga kontraktori “VIELF STUDIO SH.P.K & ECCAT SH.P.K”.

Default PDF Icon

Raporti Fierza Anglisht

Shiko PDF
Default PDF Icon

Raporti Fierza

Shiko PDF
Default PDF Icon

Raporti Koman Anglisht

Shiko PDF
Default PDF Icon

Raporti Koman

Shiko PDF
Default PDF Icon

Raporti VD Anglisht

Shiko PDF
Default PDF Icon

Raporti VD

Shiko PDF

Kalendari Mjedisor 2025

Periudha kohore Përshkrimi i Aktiviteteve
Tremujori I
28 Shkurt - 2 Mars
Ditët Botërore të Energjisë së Qëndrueshme -Energjia e qëndrueshme është forma e fitimit të energjisë nga burime të pashterueshme.
05 Mars
Dita Botërore e Efiçencës së Energjisë
22 Mars
Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Ujit
Tremujori II
07 Prill
Dita Botërore e Shëndetit - Aktivitet me temë “Energji e pastër, fëmijë të shëndetshëm“
22 Prill
Dita e Tokës
Tremujori III
4 Korrik
Dita kundër përdorimit të qeseve plastike
21 Shtator
Dita e Emetimeve Zero
Tremujori IV
6 Tetor
Dita Botërore e Habitateve (Burimi: UN /e hëna e pare e Tetorit)
11 Tetor
Dita Botërore e Hidrocentralit *(Burimi : IHA)
24 Nëntor
Dita Ndërkombëtare e Mbjelljes së Pemëve
5 Dhjetor
Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit

PLANET E GATISHMËRISË NË RASTET E EMERGJENCAVE

Bazuar në ligjin Nr. 8681,datë 02.11.2000 “Për projektimin, ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e digave dhe dambave”, ligjit Nr.8756, datë 26.03.2001 “Për Emegjencat Civile“, VKM Nr.147 datë 18.03.2004, KESH sh.a, si dhe “Rregullores për Sigurinë e Digave”, neni 28, e miratuar me VKM Nr.147, datë 18.03.2004, KESH sh.a ka hartuar Planet e Gatishmërisë në rastet e Emergjencave.

 

Këto plane janë hartuar në bashkëpunim me ekspertizën vendase dhe të huaj (GNF, Spanjë) dhe në përputhje me rekomandimet e ICOLD dhe standartet ndërkombëtare.

 

Planet e Gatishmërisë në Raste Emergjencash përfshijnë:

 

I. Raportet Teknike sëbashku me anekset përkatëse të tyre.
II. Skemat Organizative për proceset e veprimeve emergjente në 4 skenarë të mundshëm.
III. Hartat e Përmbytjeve që mund të shkaktohen në zonën e pellgut ujëmbledhës Drin-Bunë gjatë operimit të HEC-eve të kaskadës së lumit Drin (Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës) apo dëmtimeve të digave të tyre.

 

Gjithashtu, me ndihmën teknike të GIZ janë përgatitur edhe hartat e zonave të përmbytjeve për rastet e shkarkimit të plotave me përsëritje një herë në 100 vjet dhe një herë në 1,000 vjet, harta këto që në përputhje me përcaktimet e Rregullores për Sigurinë e Digave dhe Dambave, janë përgatitur në shkallë 1:25,000

 

Planet e Gatishmërisë në Raste Emergjencash shtjellojnë dhe përcaktojnë për çdo skenar të mundshëm të rasteve të emergjencave që mund të ndodhin (për shkak të operimit dhe menaxhimit të HEC-eve të kaskadës së lumit Drin në kushtet e prurjeve të mëdha, tërmeteve, apo prishjes së mundshme të ndonjë dige), detyrat dhe skemat organizative për lajmërimin në kohën e duhur nga Institucionet e përfshira në proçesin e përballimit dhe menaxhimit të emergjencave civile.

Kodi i Etikës

Kodi etik i KESH sh.a. është pjesë integrale e rregullores së përgjithshme të punës në KESH sh.a. dhe përfaqëson një përmbledhje tërësore të vlerave dhe parimeve, të cilat duhet të udhëheqin punën e përditshme të personelit të KESH. Ky kod kërkon nga punonjësit që punojnë pranë shoqërisë KESH sh.a që të zbatojnë standartet më të larta të sjelljes etike, në përputhje me vlerat e integritetit, të paanshmërisë dhe të maturisë.

 

Punonjësit e shoqërisë KESH sh.a inkurajohen të punojnë me pasion dhe me profesionalizëm për të arritur rezultate sa më të larta e të qendrueshme. Ata duhet të veprojnë me integritet gjatë gjithë veprimtarisë së tyre zyrtare dhe të shmangin çfarëdolloj sjelljeje që mund të paraqesë ndryshe punonjësit ose KESH-in.

 

KESH, me karakterin e vet demokratik, profesional dhe vlerës që i jep diversitetit, KESH orienton stafin e vet që të veprojë me tolerancë, me ndjeshmëri, me respekt dhe me paanësi kundrejt kulturës dhe profesionit të personave të tjerë, që nuk i kanë ato të njëjta me të tjerët. Për stafin e KESH, integriteti duhet kuptuar si sinonim i ndershmërisë, korrektesës, drejtësisë e besnikërisë kundrejt punës dhe institucionit.

 

Nga ana tjetër, KESH reagon ndaj çdo sjelljeje abuzive, e cila do të konsiderohet fyese për ambientin apo për persona konkretë. Punonjësit e KESH duhet të përmbushin detyrat e tyre me kompetencë dhe paanshmëri, duke zbatuar standarte të larta profesionale në kryerjen e punës së tyre dhe duke mbajtur përgjegjësi për materialet e përgatitura.

Siguria dhe shëndeti

Përgjegjësitë e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare për sigurinë dhe shëndetin në punë janë në përputhje me rregulloret dhe normat shtetërore të sanksionuara në Rregulloren e Sigurimit dhe Shfrytëzimit Teknik për Impiantet, Pajisjet dhe Instalimet elektrike. Në zbatim të kësaj rregulloreje, KESH ka bërë parashikmet e veta në strukturën e vet organizative, duke integruar funksionet përkatëse në nivel Qendror dhe Njësi Prodhimi.

 

Qëllimi i sistemit të menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë është rritja e sigurisë së punonjësve në ambientet e punës dhe mbrojtja e shëndetit e mirëqenies së tyre dhe personave të tjerë (publikut) që mund të ekspozohen ndaj risqeve të aktivitetit të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.

 

Rreziqet kryesore ndaj të cilave ekspozohen punonjësit e KESH-it që punojnë direkt në impiantet e prodhimit të energjisë elektrike përfshijnë kryesisht goditjet nga rryma elektrike, goditjet nga eksplodimi i pajisjeve nën presion, rëniet nga lartësia, efektet e lëndëve kimike, biologjike dhe kancerogjene, zhurmat, dridhjet mekanike, fushat elektrostatike, rrezatimet jonizuese dhe optike, etj.

 

Rregullorja e Sigurimit Teknik dhe Mbrojtjes së Shëndetit në Punë sanksionon:

  • Vlerësimin e riskut dhe marrjen e masave të nevojshme (mjete dhe staf kompetent) për trajnimin e punonjësve për sigurinë dhe mbrojtjen në punë, përfshirë dhënien e ndihmës së parë të kualifikuar dhe transportin për në qendrën më të afërt spitalore.
    ● Sigurimim e veglave të punës, pajimeve dhe veshjeve mbrojtëse për punonjësit (çertifikuar sipas normave IP të sigurisë) dhe sigurimin e kushteve të përshtatshme në ambjentet e punës (ventilimin, ngrohjen, ndriçimin e mjaftueshëm, mobilimin, etj)
    ● Përgatitjen dhe instalimin e sinjalistikës për t’i treguar punonjësve çfarë duhet të dinë për ruajtjen e shëndetit dhe sigurinë në punë;
    ● Sigurimin e punonjësve për rastet e aksidenteve në punë përfshirë aksidentet rrugore kur punonjësi udhëton për në vendin e punës si dhe për të prekurit nga sëmundje profesionale.
    ● Regjistrimin dhe raportimin e aksidenteve në punë dhe të prekurit nga sëmundje profesionale si dhe të rasteve të rrezikshme që mund të ndodhin.
    ● Vlerësimin e riskut të dëmtimit të punonjësve nga substancat e rrezikshme dhe vendosjen e tabelave paralajmëruese dhe zbatimin e rregulloreve përkatëse të rekomandauara nga furnizuesi i tyre.

Ndërkohë që njohja dhe zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe ruajtjes së shëndetit në punë është detyrë e përhershme e përsonelit të KESH sh.a., menaxhimi i Sistemit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë përfshin në vetvete përmirësimin e vazhdueshëm dhe shërbim gjithnjë e më të kualifikuar ndaj të punësuarve në nivelin e kërkesave të kohës.

Kërkesë për regjistrimin

Formulari Ankesave

Apliko për Punë