Shoqëria KESH sh.a është shoqëri aksionere me kapital të zotëruar 100% nga Shteti Shqiptar (përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) sipas aktit të themelimit datë 17.10.1995, regjistruar në Gjykatën e Rrethit Tiranë me Vendimin Nr. 12728, datë 06.11.1995.
Asambleja e Përgjithshme, bazuar në nenin 135 e vijues të ligjit Nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” i ndryshuar si edhe të statutit të KESH sh.a, është organi më i lartë vendimmarrës i shoqërisë KESH sh.a. dhe përfaqësohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Asambleja e Përgjithshme
Në mbështetje dhe zbatim të Ligjit Nr.9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar, Vendimit Nr.570, date 3.10.2018 “Për këshillat mbikqyrës të shoqërive aksionare shtetërore”, numri i anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të KESH sh.a., si shoqëri pjesë e sektorëve strategjikë do të jetë 6. Anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të KESH sh.a., emërohen në detyrë nga Ministria e Infrastrukutrës dhe Energjisë në cilësinë e Asamblesë së Përgjithshme të shoqërisë.
Këshilli Mbikqyrës
Disa nga kompetencat kryesore të Këshillit Mbikëqyrës janë:
1
Emëron Administratorin
2
Miraton programet vjetore si dhe veprimtarinë afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë të Shoqërisë.
3
Miraton llogaritë vjetore dhe raportin vjetor të paraqitur nga Administratori i shoqërisë.
4