Parkut Fotovoltaik BELSH | KESH

Parkut Fotovoltaik BELSH

 

 

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po shqyrton mundësinë e dhënies së një kredie për KESH-prodhuesin shtetëror të energjisë në Shqipëri- për të financuar ndërtimin e një impianti (parku) diellor fotovoltaik (FV) 50 MW dhe infrastrukturën elektrike të lidhur si dhe 5 km lidhjen e linjës ajrore 110 kV. (“Projekti”) në një nënstacion ekzistues në Kajan.

Projekti u kategorizua B në përputhje me Politikën Mjedisore dhe Sociale të BERZH 2019. Një studim i duhur mjedisor dhe social i projektit u ndërmor në Shtator 2023.

 
Përshkrimi i Projektit

 

Projekti gjendet 50 km në jug të Tiranës, brenda territorit të Bashkisë Belsh, në Qarkun e Elbasanit, në Shqipërinë qendrore.

 

Figure 1 – Vendndodhja e projektit

 

Projekti konsiston në ndërtimin dhe funksionimin e një impianti diellor (FV) me kapacitet 50 MW. Një studim parafizibiliteti është përgatitur nga KESH në vitin 2022. Impianti FV do të përfshijë:

  • Rreshta të paneleve diellore, të montuara në korniza fikse ose gjurmues, ose një përzierje e të dyjave: KESH do të zgjedhë atë alternativë me raportin më të mirë kosto-përfitim.
  • Rrugët/kalimet hyrëse brenda impiantit FV: kalimet kryesore do të shtrohen me gurë ose do të shtrohen me zhavorr, ndërsa sipërfaqet nën panele do të mbeten me tokë natyrale.
  • Invertera, për të transformuar energjinë elektrike nga DC në AC.
  • Një çelës dhe nënstacion transformues 20-110 kV – një sipërfaqe më pak se 1 hektar do të kërkohet brenda tokës bujqësore prej 18 ha që është planifikuar të merret nga KESH për këtë infrastrukturë.
  • Një linjë transmetimi (LT) mbitokësore 110kV prej 8-9 km në lidhje me nënstacionin ekzistues në Kajan. Kjo do të përfshijë një zgjerim të nënstacionit Kajan, pasi nuk ka hapësirë ​​për të shtuar një linjë në planimetrinë ekzistuese: do të ndërtohet një Bay i ri, në koordinim me OST (Operatori i Sistemit të Transmetimit) i cili tashmë ka miratuar parimin e një lidhjeje në Nënstacioni Kajan.
  • Një hapësirë parkimi, punishte dhe ambiente për personelin teknik dhe jo teknik gjatë funksionimit.
  • Një gardh përreth zonës FV, për të parandaluar hyrjet
  • Një vend magazinimi i përkohshëm dhe zona montimi/punishte, si dhe mundësisht mjedis akomodimi i punëtorëve për periudhën e ndërtimit.
  • Përmirësimi, dhe zgjerimi/riformësimi lokal i rrugës së aksesit që do të përzgjidhet.

 

Marrëveshjet e zbatimit dhe  kërkesat e aplikueshme Mjedisore dhe Sociale

 

Zhvilluesi i projektit është KESH, kompania kombëtare e energjisë.

Projekti do të ndërtohet nëpërmjet një kontrate Inxhinieri-Prokurim-Ndërtim (IPN) dhe do të operohet nga KESH.

Përgatitja e projektit pritet të zgjasë dy vjet nga Shtatori 2023. Ndërtimi i Projektit pritet të zgjasë rreth 12 muaj pas nënshkrimit të të gjitha marrëveshjeve të nevojshme dhe marrjes së lejeve/autorizimeve.

 
Ndikimet fizike dhe masat zbutëse

 

Rreziqet kryesore fizike dhe ndikimet e mundshme lidhen me fazën e ndërtimit dhe përfshijnë:

  • Rritja e trafikut të automjeteve shoqëruar me rreziqe aksidentale në rrugët hyrëse në zonën e ndërtimit të parkut FV;
  • Rritje lokale e zhurmës, çlirim i shkarkimeve, ndalim i herëpashershëm i kalimit gjatë ndërtimit;
  • Punimet tokësore dhe trafik përgjatë gjurmës së linjës së transmetimit (LT);
  • Modifikimi i përdorimit të tokës në mbi 50 ha, kryesisht për instalimin e paneleve FV.
Ndikimet në larminë biologjike dhe masat zbutëse

Baza e të dhënave: Vizita në zonën e projektit, shqyrtim i literaturës dhe i bazës së të dhënave ekzistuese biologjike u ndërmorr për të përcaktuar speciet biologjike të pranishme në zonën e Projektit. Gjithashtu, u vlerësua dhe afërsia e projektit me zona të mbrojtura ose të njohura ndërkombëtarisht: Zona e parkut FV dhe gjurma e LT janë jashtë dhe larg cdo zone të tillë.

Vëzhgimet mbi larminë biologjike përcaktuan një numër speciesh me interes konservimi në zonën e projektit dhe në afërsi të saj. Këtu përfshihen:

  • Breshka e tokës (Testudo hermanni), që është mjaft e përhapur në zonë;
  • Specie bimore me bulb (Colchicus, Crocus, Orphys dhe Orchidae);
  • Molusqe tokësorë me shpërndarjë të kufizuar (8 specie);
  • Shpendë, shumë prej të cilëve janë të lidhur me trupat ujorë rrethues

Masat zbutëse: Masat zbutëse të miratuara synojnë ruajtjen e specieve dhe habitateve me interes ruajtjeje në përputhje me Kërkesën e Performancës 6 të BERZH-it.

Pjesë të vogla pyjesh natyrale dhe gardhe pyjore brenda zonës së PV do të ruhen.

Për breshkat, objektivi i masave zbutëse të miratuara është të mos arrihet asnjë humbje neto e individëve dhe habitateve gjatë ndërtimit dhe funksionimit të parkut FV. Kjo do të përfshijë mbledhjen dhe zhvendosjen e ekzemplarëve nën kontrollin e drejtpërdrejtë të një herpetologu me përvojë, si dhe rivendosjen e vazhdimësisë ekologjike (pas ndërtimit, gardhi do të hapet në pjesë të caktuara).

Rivendosja është parashikuar për bimët, të cilat janë të gjitha bimë me bulb dhe kësisoj mund të mblidhen dhe të rivendosen lehtësisht para ndërtimit.

Për molusqet (kërminjtë), do të ndërmerret konsolidimi i informacionit shkencor nën kontrollin e një malakologu (ekspert i molusqeve) me përvojë, pasi mungesa e njohurive për ekologjinë dhe shpërndarjen e specieve të identifikuara duket të jetë boshllëku kryesor në këtë fushë.

Ndikimet sociale dhe masat zbutëse

Punësimi: Gjatë periudhës së pikut të ndërtimit do të punësohen deri në 100-150 punëtorë. Pas përfundimit të ndërtimit, faza e operimit do të kërkojë një numër shumë të kufizuar stafi.

Përftimi i tokës dhe zhvendosja: Projekti do të përvetësojë dhe përdorë tokë shtetërore për parkun FV dhe nënstacionin e tij. Blerja e pavullnetshme e tokës përmes një procedure shpronësimi do të kërkohet për linjën e transmetimit (rreth 30 kulla), zgjerimin e nënstacionit të Kajanit dhe zgjerimin e rrugëve lokle të aksesit. Një Kuadër e Zhvendosjes u përgatit dhe do të zgjerohet në një Plan Zhvendosjeje përpara se të përvetësohet toka, dhe më pas do të zbatohet në mënyrë që të sigurohet pajtueshmëria me legjislacionin kombëtar dhe me Kërkesën e Performancës 5 të BERZH-it.

Shqetësimet: Zhurma dhe trafiku janë shqetësimet kryesore që priten gjatë periudhës së ndërtimit. Ky do të jetë një problem vetëm përgjatë rrugëve të aksesit dhe linjës së transmetimit, pasi zona e FV është larg çdo shtëpie.

Argëtimi dhe turizmi: Vendi i Projektit dhe afërsia e tij nuk ofrojnë ndonjë interes të veçantë për aktivitetet argëtuese ose turistike. Brakonazhi ose gjuetia e paligjshme praktikohet në zonë, gjë që është një rrezik për t’u menaxhuar për punëtorët.

Shëndeti publik: Ndërtimi dhe funksionimi i projektit nuk do të prodhojë ndonjë rrezik shëndetësor për popullatën përreth.

Shëndeti dhe siguria e puntorëve: Para fillimit të çdo aktiviteti ndërtimor, kontraktori do të përgatisë Plane Specifike të Menaxhimit të Shëndetit, Sigurisë dhe Mjedisit.

Trashëgimia kulturore: Mjete guri paleolitike u gjetën në zonën e Projektit gjatë ekzaminimit mjedisor dhe social të porositur. Para ndërtimit, do të organizohet një kërkim arkeologjik.

Kontakte

+355 42 230 888
info@kesh.al

Adresa

Rr. Viktor Eftimiu, Nr. 12, Tiranë

Roport mbi monitorimin e treguesve mjedisorë në HEC Vau i Dejës, HEC Koman dhe HEC Fierzë.

 

Me qëllim përmbushjen e pikës 3.1 “Monitorimi i mjedisit ” të ESAP (Plan Veprimi për Çeshtjet Social Mjedisore) në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet KESH sh.a dhe BERZH “Marrëveshje huaje” ndërmjet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin “Shqipëria: Plani i ristrukturimit të KESH-it” në periudhën Dhjetor 2017-Janar 2018 u realizua monitorimi i treguesve mjedisorë në njësitë prodhuese të KESH sh.a nga kontraktori “VIELF STUDIO SH.P.K & ECCAT SH.P.K”.

Default PDF Icon

Raporti Fierza Anglisht

Shiko PDF
Default PDF Icon

Raporti Fierza

Shiko PDF
Default PDF Icon

Raporti Koman Anglisht

Shiko PDF
Default PDF Icon

Raporti Koman

Shiko PDF
Default PDF Icon

Raporti VD Anglisht

Shiko PDF
Default PDF Icon

Raporti VD

Shiko PDF

Kalendari Mjedisor 2025

Periudha kohore Përshkrimi i Aktiviteteve
Tremujori I
28 Shkurt - 2 Mars
Ditët Botërore të Energjisë së Qëndrueshme -Energjia e qëndrueshme është forma e fitimit të energjisë nga burime të pashterueshme.
05 Mars
Dita Botërore e Efiçencës së Energjisë
22 Mars
Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Ujit
Tremujori II
07 Prill
Dita Botërore e Shëndetit - Aktivitet me temë “Energji e pastër, fëmijë të shëndetshëm“
22 Prill
Dita e Tokës
Tremujori III
4 Korrik
Dita kundër përdorimit të qeseve plastike
21 Shtator
Dita e Emetimeve Zero
Tremujori IV
6 Tetor
Dita Botërore e Habitateve (Burimi: UN /e hëna e pare e Tetorit)
11 Tetor
Dita Botërore e Hidrocentralit *(Burimi : IHA)
24 Nëntor
Dita Ndërkombëtare e Mbjelljes së Pemëve
5 Dhjetor
Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit

PLANET E GATISHMËRISË NË RASTET E EMERGJENCAVE

Bazuar në ligjin Nr. 8681,datë 02.11.2000 “Për projektimin, ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e digave dhe dambave”, ligjit Nr.8756, datë 26.03.2001 “Për Emegjencat Civile“, VKM Nr.147 datë 18.03.2004, KESH sh.a, si dhe “Rregullores për Sigurinë e Digave”, neni 28, e miratuar me VKM Nr.147, datë 18.03.2004, KESH sh.a ka hartuar Planet e Gatishmërisë në rastet e Emergjencave.

 

Këto plane janë hartuar në bashkëpunim me ekspertizën vendase dhe të huaj (GNF, Spanjë) dhe në përputhje me rekomandimet e ICOLD dhe standartet ndërkombëtare.

 

Planet e Gatishmërisë në Raste Emergjencash përfshijnë:

 

I. Raportet Teknike sëbashku me anekset përkatëse të tyre.
II. Skemat Organizative për proceset e veprimeve emergjente në 4 skenarë të mundshëm.
III. Hartat e Përmbytjeve që mund të shkaktohen në zonën e pellgut ujëmbledhës Drin-Bunë gjatë operimit të HEC-eve të kaskadës së lumit Drin (Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës) apo dëmtimeve të digave të tyre.

 

Gjithashtu, me ndihmën teknike të GIZ janë përgatitur edhe hartat e zonave të përmbytjeve për rastet e shkarkimit të plotave me përsëritje një herë në 100 vjet dhe një herë në 1,000 vjet, harta këto që në përputhje me përcaktimet e Rregullores për Sigurinë e Digave dhe Dambave, janë përgatitur në shkallë 1:25,000

 

Planet e Gatishmërisë në Raste Emergjencash shtjellojnë dhe përcaktojnë për çdo skenar të mundshëm të rasteve të emergjencave që mund të ndodhin (për shkak të operimit dhe menaxhimit të HEC-eve të kaskadës së lumit Drin në kushtet e prurjeve të mëdha, tërmeteve, apo prishjes së mundshme të ndonjë dige), detyrat dhe skemat organizative për lajmërimin në kohën e duhur nga Institucionet e përfshira në proçesin e përballimit dhe menaxhimit të emergjencave civile.

Kodi i Etikës

Kodi etik i KESH sh.a. është pjesë integrale e rregullores së përgjithshme të punës në KESH sh.a. dhe përfaqëson një përmbledhje tërësore të vlerave dhe parimeve, të cilat duhet të udhëheqin punën e përditshme të personelit të KESH. Ky kod kërkon nga punonjësit që punojnë pranë shoqërisë KESH sh.a që të zbatojnë standartet më të larta të sjelljes etike, në përputhje me vlerat e integritetit, të paanshmërisë dhe të maturisë.

 

Punonjësit e shoqërisë KESH sh.a inkurajohen të punojnë me pasion dhe me profesionalizëm për të arritur rezultate sa më të larta e të qendrueshme. Ata duhet të veprojnë me integritet gjatë gjithë veprimtarisë së tyre zyrtare dhe të shmangin çfarëdolloj sjelljeje që mund të paraqesë ndryshe punonjësit ose KESH-in.

 

KESH, me karakterin e vet demokratik, profesional dhe vlerës që i jep diversitetit, KESH orienton stafin e vet që të veprojë me tolerancë, me ndjeshmëri, me respekt dhe me paanësi kundrejt kulturës dhe profesionit të personave të tjerë, që nuk i kanë ato të njëjta me të tjerët. Për stafin e KESH, integriteti duhet kuptuar si sinonim i ndershmërisë, korrektesës, drejtësisë e besnikërisë kundrejt punës dhe institucionit.

 

Nga ana tjetër, KESH reagon ndaj çdo sjelljeje abuzive, e cila do të konsiderohet fyese për ambientin apo për persona konkretë. Punonjësit e KESH duhet të përmbushin detyrat e tyre me kompetencë dhe paanshmëri, duke zbatuar standarte të larta profesionale në kryerjen e punës së tyre dhe duke mbajtur përgjegjësi për materialet e përgatitura.

Siguria dhe shëndeti

Përgjegjësitë e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare për sigurinë dhe shëndetin në punë janë në përputhje me rregulloret dhe normat shtetërore të sanksionuara në Rregulloren e Sigurimit dhe Shfrytëzimit Teknik për Impiantet, Pajisjet dhe Instalimet elektrike. Në zbatim të kësaj rregulloreje, KESH ka bërë parashikmet e veta në strukturën e vet organizative, duke integruar funksionet përkatëse në nivel Qendror dhe Njësi Prodhimi.

 

Qëllimi i sistemit të menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë është rritja e sigurisë së punonjësve në ambientet e punës dhe mbrojtja e shëndetit e mirëqenies së tyre dhe personave të tjerë (publikut) që mund të ekspozohen ndaj risqeve të aktivitetit të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.

 

Rreziqet kryesore ndaj të cilave ekspozohen punonjësit e KESH-it që punojnë direkt në impiantet e prodhimit të energjisë elektrike përfshijnë kryesisht goditjet nga rryma elektrike, goditjet nga eksplodimi i pajisjeve nën presion, rëniet nga lartësia, efektet e lëndëve kimike, biologjike dhe kancerogjene, zhurmat, dridhjet mekanike, fushat elektrostatike, rrezatimet jonizuese dhe optike, etj.

 

Rregullorja e Sigurimit Teknik dhe Mbrojtjes së Shëndetit në Punë sanksionon:

  • Vlerësimin e riskut dhe marrjen e masave të nevojshme (mjete dhe staf kompetent) për trajnimin e punonjësve për sigurinë dhe mbrojtjen në punë, përfshirë dhënien e ndihmës së parë të kualifikuar dhe transportin për në qendrën më të afërt spitalore.
    ● Sigurimim e veglave të punës, pajimeve dhe veshjeve mbrojtëse për punonjësit (çertifikuar sipas normave IP të sigurisë) dhe sigurimin e kushteve të përshtatshme në ambjentet e punës (ventilimin, ngrohjen, ndriçimin e mjaftueshëm, mobilimin, etj)
    ● Përgatitjen dhe instalimin e sinjalistikës për t’i treguar punonjësve çfarë duhet të dinë për ruajtjen e shëndetit dhe sigurinë në punë;
    ● Sigurimin e punonjësve për rastet e aksidenteve në punë përfshirë aksidentet rrugore kur punonjësi udhëton për në vendin e punës si dhe për të prekurit nga sëmundje profesionale.
    ● Regjistrimin dhe raportimin e aksidenteve në punë dhe të prekurit nga sëmundje profesionale si dhe të rasteve të rrezikshme që mund të ndodhin.
    ● Vlerësimin e riskut të dëmtimit të punonjësve nga substancat e rrezikshme dhe vendosjen e tabelave paralajmëruese dhe zbatimin e rregulloreve përkatëse të rekomandauara nga furnizuesi i tyre.

Ndërkohë që njohja dhe zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe ruajtjes së shëndetit në punë është detyrë e përhershme e përsonelit të KESH sh.a., menaxhimi i Sistemit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë përfshin në vetvete përmirësimin e vazhdueshëm dhe shërbim gjithnjë e më të kualifikuar ndaj të punësuarve në nivelin e kërkesave të kohës.

Kërkesë për regjistrimin

Formulari Ankesave

Apliko për Punë