Impianti fotovoltaik i instaluar mbi digën e Zadejës, në hidrocentralin e Vaut të Dejës, përfaqëson një tjetër investim strategjik dhe novator të realizuar nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH sh.a.). Pas suksesit të projektit pionier në digën e Qyrsaqit, ky impiant zgjeron më tej kapacitetet e prodhimit të energjisë diellore mbi infrastrukturën ekzistuese hidrike, duke konsoliduar kombinimin e dy burimeve të rinovueshme të energjisë: ujit dhe diellit.
I parashikuar për të hyrë në prodhim në dhjetor 2026, impianti është projektuar për të operuar me efikasitet të lartë dhe për të kontribuar drejtpërdrejt në diversifikimin e portofolit të gjenerimit të KESH sh.a. Zbatimi i tij respekton të gjitha standardet bashkëkohore teknike, normat e sigurisë së digës dhe ruajtjen e plotë të integritetit të veprave hidrike ekzistuese.
Ky investim shënon një hap të rëndësishëm drejt tranzicionit të gjelbër të sektorit elektroenergjetik në Shqipëri dhe dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të KESH sh.a. për shfrytëzimin e qëndrueshëm dhe të integruar të burimeve të rinovueshme.
Objektivat kryesore të zhvillimit të projektitImpianti Fotovoltaik në Digën e Zadejës përbën një hap konkret në vizionin e KESH sh.a. për modernizimin e kapaciteteve gjeneruese dhe ndërtimin e një të ardhmeje energjetike të pastër e të qëndrueshme për vendin.
| Treguesi | Vlera | Njësia |
|---|---|---|
| Fuqia e instaluar | 8.25 | MWp |
| Prodhimi i pritshëm vjetor | 11,900 | MWh |
| Jetëgjatësia e impiantit | 25 | Vite |
| Hyrja e pritshme në prodhim | Dhjetor 2026 | — |