Misioni
-
Të përmbushet kërkesa e brendshme për energji elektrike me kosto të përballueshme dhe konkurruese dhe të diversifikojmë më tej aktivitetet tona.
Vizioni
-
Të bëhemi një lojtar kyç në tregun rajonal të energjisë duke diversifikuar kombinimin e burimeve tona të energjisë së rinovueshme dhe duke ofruar produkte dhe shërbime të reja.
Strategjia
Shoqëria KESH sh.a. synon të ruajë dhe konsolidojë pozitën në sektorin e prodhimit të energjisë elektrike në Shqipëri duke u përshtatur me ndryshimet në mjedisin e biznesit, teknologjinë, mundësitë për financim dhe ruajtjen e mjedisit. Ndërsa tregjet e energjisë elektrike në rajon bëhen më konkuruese dhe të orientuara nga kostot e arsyeshme, synimi i përgjithshëm i KESH përqendrohet në rritjen e performancës, zhvillimin e kapaciteteve dhe krijimin e kulturës së përmirësimit të vazhdueshëm. Për këtë qëllim, shoqëria merr përsipër:
-
Të fokusohet në veprimtarinë e prodhimit dhe tregtimit të energjisë elektrike, duke ndjekur dinamikat e zhvillimit të tregut dhe garantuar veprimtarinë e saj në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me parimet e mirëqeverisjes.
-
Të arrijë cilësi, përsosmëri, inovacion dhe efikasitet në aspektet administrative dhe teknologjike të prodhimit të energjisë elektrike, duke vepruar me respekt, ndershmëri, besueshmëri dhe transparencë përkundrejt klientëve, punonjësve, furnitorëve dhe palëve të tjera të interesuara.
-
Të inkurajojë angazhimin dhe idetë e punonjësve, me qëllim që të rrisë besimin e tyre për të qenë pjesë e shoqërisë, duke i identifikuar punonjësit si asete themelore dhe mbështetur zhvillimin e karrierës së tyre.
-
Të orientohet drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe me përgjegjshmëri të lartë sociale – mjedisore. Shoqëria KESH sh.a është shoqëri aksionare me kapital të zotëruar 100% nga Shteti Shqiptar (përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) sipas aktit të themelimit datë 17.10.1995, regjistruar në Gjykatën e Rrethit Tiranë me Vendimin Nr. 12728, datë 06.11.1995.