Zhvillimet në sektorin e energjisë të mundësuara nga Ligji nr. 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” nxjerrin në pah nevojën për transformimin organizativ dhe funksional të shoqërisë në mënyrë që të trajtojë efektivitetin e duhur sfidat e pritshme në mjedisin institucional dhe tregtar ku operon shoqëria.

Zhvillimeve të mundësuara nga kuadri ligjor e rregullator shoqëria u ka paraprirë me ndryshime strukturore duke lehtësuar organikën nga strukturat për funksione që parë në kontestin e përkatesisë ligjërore, leverdishmerisë ekonomike apo dobishmërisë publike nuk duhet të kryhen me nga KESH sh.a. apo nga struktura që dalin jashtë kontekstit aktual të veprimtarisë së KESH sh.a.