Çfarë përfaqëson?

Komani është hidrocentrali i dytë dhe më i fuqishëm i kaskadës së lumit Drin. Për nga fuqia e instaluar, pozicioni dhe vëllimi i rezervuarit, ky HEC luan rol kyç për prodhimin dhe shfrytëzimin e të gjithë kaskadës. Komani është hidrocentrali me kapacitetin më të madh të prodhimit të energjisë në vendin tonë.

Punimet për ndërtimin e tij nisën në vitin 1980. Në 1985-ën filloi punën turbina e parë. Me kapacitet të plotë centrali u vu në punë në vitin 1988. HEC Koman u ndërtua mbi konceptet dhe projektin e hartuar nga inxhinierët shqiptarë të Institutit të Studim-Projektimeve të Hidrocentraleve në Tiranë. Turbinat dhe gjeneratorët janë të teknologjisë franceze të cilat u montuan bashkë me ekspertët shqiptarë të kësaj fushe. Për ndërtimin e veprës punuan rreth 12,000 punëtorë, inxhinierë dhe specialistë.

Treguesit Teknik Hec Koman

“Dinamika e shpejtë e zhvillimeve hidrike të pellgut ujëmbledhës specifik dhe liqenit të Komanit, imponojnë një vëmendje të veçantë në drejtim të monitorimit dhe operimit të HEC-it“

Hidrocentrali i Komanit është i tipit me digë dhe rezervuar. Diga është e tipit me mbushje me gurë dhe ekran betonarme. Diga është 133m e lartë dhe 290 m e gjatë. Diga e Komanit, është ndër 10 digat më të larta të këtij lloji në Europë. Diga ka një volum total prej 5 milion m3. Diga ka krijuar një rezervuar jo shumë të madh, prej 500 milion m3 ujë, ndërsa vëllimi i dobishëm i tij është 90 milion m3 ujë(kuota; 169- 176). Volumi i vogël i rezervuarit si dhe shkarkimet e shpejta të reshjeve nga Alpet dhe malësia e Pukës bën të nevojshme një monitorim dinamik të situatës hidrike dhe një operim proaktiv të HECit në përputhje me zhvillimet e kushteve hidrometeorologjike të pellgut ujëmbledhës specifik të Komanit. HEC-Koman është parashikuar si vepër e klasit të parë përsa i përket rrezikshmërisë ekonomike, sociale dhe mjedisore. Diga e Komanit është projektuar për prurje maksimale llogaritëse në periudhën e reshjeve 1 herë në 1000 vjet (7,245 m3/sek) dhe për prurje maksimale kontrolluese në periudhën e reshjeve 1 herë në 10 000 vjet ( 10,560 m3/sek). Shkarkimi i prurjeve në Koman është parashikuar të realizohet nëpërmjet tuneleve të shkarkimit; Tuneli 3 me kapacitet mbi 1800 m3/sek dhe Tuneli 4 me kapacitet mbi 1600 m3/sek. Kapaciteti total i shkarkimit të ujit për nivelin 176 m është 3400 m3/sek. Për kalimin e ujit nga liqeni në central është ndërtuar Sistemi i Marrjes, i cili përcjell ujin nga Portali i Marrjes, nëpërmjet dy tuneleve të dërgimit te kullat e ekuilibrit nga ku degëzohen tubacionet për 4 turbinat e ndërtesës së Centralit. Sistemi ka kapacitet transportues deri në 720 m3/sek.

Treguesit Teknike të Projektimit
Fuqia e Instaluar4 x 150 MWGjerësia e Kreshtës10.0 m
Numri / Tipi i Turbinave4 “Francis” VertikaleVolumi i Digës5 Milion m3
Përpunimi i ujit4 x 184.0 m3/sekNiveli maksimal i ujit175.5 m mnd
Prodhimi vjetor mesatar1,800 GWhNiveli minimal i punës160.0 m mnd
Klasifikimi sipas rrezikutKlasi – 1 -rëSip. e pellgut mbledhës12,850 km2
Periudha e ndërtimit1981 – 1988Prurja mesatare vjetore289 m3/sek
Viti i Mbushjes së Liqenit1985Vëllimi total i Rezervuarit500 Milion m3
Tipi i DigësMe Ekran BetoniVëllimi aktiv i Rezervuarit188 Milion m3
VendndodhjaV42°06’18″/ L19°49’32’Kapaciteti i shkarkuesve3,600 m3/sek
Lartësia e Digës115.5 m mndNumri i shkarkuesve2
Kreshta e Digës185.7 m mndTipi i shkarkuesveTunele/porta Radiale
Gjatësia e Kreshtës290.0 m
Parametrat teknike të shfrytezimit HEC Koman
Kapaciteti i instaluar (4 Ag.)600 MW
Fuqia nom. e Gjeneratorëve150 MW
Rënia nominale96 m
Konsumi nominal i ujit184 m3/s

Prodhimi mesatar vjetor
Që nga vënia në punë1,811,186 M
Mesatarja (1994-2015)1,918,560 MW
Mesatarja (2004-2005)1,955,406 MW
Minimal (2007)1,199,790 MW
Maksimali (2010)2,872,730 MW

Prurja mesatare vjetore
Që nga vënia në punë263 m3/s
Mesatarja277 m3/s
Mesatarja290 m3/s
Niveli mesator vjetor
20 vitet e fundit171.6 m
10 vitet e fundit172.07 m
Niveli minimal ( Janar 1999 )166.33 m
Niveli maksimal174.70 m
Paraqitje skematike e HEC Koman