Erlind Sulo, është emëruar Administrator i KESH sh.a. në Mars 2024.

Ai ka përfunduar studimet e larta në Çikago, SHBA, ku është diplomuar në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci me fokus në Komunikim Korporatash.

Z. Erlind Sulo ka pasur një karrierë të mirë dhe angazhime në nivele të ndryshme të qeverisjes qendrore dhe vendore. Si anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës dhe Këshillit të Qarkut të Vlorës, ka dhënë kontributin e tij për zhvillimin dhe përmirësimin e komunitetit.

Për 3 vite z.Erlind Sulo ka shërbyer si Drejtor i Parkut Kombëtar të Butrintit, duke u angazhuar në përpjekjet për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të kësaj qëndre të rëndësishme arkeologjike.

Më pas ai është emëruar këshilltar në Kabinetin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Në periudhën Nëntor 2023 – Janar 2024, ai ka shërbyer si Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, ku ka drejtuar strategjitë dhe programet për menaxhimin e burimeve natyrore të vendit.