Impianti fotovoltaik në digën e Qyrsaqit- Hec Vau i Dejës

Përshkrim i përgjithshëm i impiantit

1. Burimet e energjisë

Impianti i instaluar në digën e Qyrsaqit në Hec Vau i Dejës futet në kategorinë e burimeve të energjisë së rinovueshme.

 2. Lloji i impiantit

Ky impiant është i tipit fotovoltaik, i ndërtuar me panele fotovoltaike monokristaline me efikasitet 20.2%.

3. Kapaciteti i instaluar

Për ndërtimin e këtij impianti fotovoltaik janë përdorur në total 10640 panele fotovoltaike të tipit monokristalinë. Panelet janë me fuqi 480Wp dhe 485Wp.

Llogaritja e kapacitetit të instaluar:

a. Panele 480Wp * 3392 copë = 1’628’160 Wp

b. Panele 485Wp * 7248 copë = 3’515’280 Wp.

Në total arrihet vlera e 5’143’440 Wp ose e 5.143 MWp

Sipërfaqja totale e digës:   32’000 m2.

Sipërfaqja e impiantit PV: 25’500 m2.

4. Prodhimi vjetor i pritshëm

Muaji               Gjenerimi (kWh)

Janar                            335,641.70

Shkurt                         356,677.60

Mars                            554,944.00

Prill                              642,221.30

Maj                              790,699.20

Qershor                       794,625.40

Korrik                          882,246.20

Gusht                           800,167.50

Shtator                         665,760.20

Tetor                           530,354.90

Nëntor                         368,842.80

Dhjetor                        297,146.00

Fig. 1: Grafiku i parashikimit të prodhimit të impiantit fotovoltaik 5.143MWp

Gjenerimi total vjetor i pritshëm është 7,019,326 kWh ose 7,019 MWh për vitin 0.

5. Gjenerimi për 35 vite

 Fig. 2: Grafiku i parashikimit të prodhimit të impiantit fotovoltaik 5.143MWp për 35 vite.

Gjenerimi total i impiantit në jetëgjatësinë e tij pritet të jetë 207 GWh.

6. Prjektet në zhvillim

·   Diga e Zadejës

Ky impiant do të jetë i ngjashëm me impiantin fotovoltaik të digës së Qyrsaqit, ku impianti do të shtrihet në sipërfaqen e digës. Disa nga të dhënat teknike të këtij impianti janë:

  • Sipërfaqja totale e digës:                                48’600 m2
  • Sipërfaqja e impiantit:                                    40’000 m2
  • Fuqia e instaluar PV:                                      8.25 MWp
  • Numri i njësive gjeneruese:                            15’154
  • Prodhimi i pritshëm vjetor:                             11’213 MWh
  • Prodhimi i pritshëm total në 25 vite:              254 GWh
·   Floating PV në Vaun e Dejës
  • Ky impiant do të jetë unik për arsye se ndërtimi i tij do të jetë mbi sipërfaqen e ujit në liqenin e HEC Vau i Dejës.
  • Kjo është risi jo vetëm për vendin por edhe për rajonin pasi impiante të tilla i gjen shumë pak të ndërtuara në botë.
  • Parku lundrues do të ketë fuqi të instaluar 12.9 MWp, më i madhi në kontinent.
  • Sipërfaqja ujore e mbuluar do të jetë 11 Ha ose afërsisht 0.45% të sipërfaqes totale të liqenit.
  • Impianti parashikon një prodhim mesatar vjetor të energjisë elektrike prej rreth 17,600 MWh, me një koefiçient prodhimi prej 21%.
  • Projekti është pjesë e aplikimeve për grant në kuadër të programit financues të WBIF-EIP që pritet të miratohet gjatë 2022.