Çfarë përfaqëson?

Fierza është hidrocentrali i sipërm i kaskadës së lumit Drin. Për nga fuqia e instaluar, pozicioni dhe vëllimi i rezervuarit, Fierza luan rol kyç për shfrytëzimin, rregullimin dhe sigurinë e gjithë kaskadës.

Punimet për ndërtimin e tij filluan në vitin 1970. Në 1978-ën filloi punën turbina e parë. Me kapacitet të plotë centrali u vendos në punë në vitin 1980. Fierza u ndërtua me pajisje të ardhura nga Kina por mbi konceptet e inxhinierëve shqiptarë. Për ndërtimin e kësaj vepre kanë punuar rreth 14,000 punëtorë, inxhinierë dhe specialistë.

Treguesit Teknik Hec Fierzë

 “Në sajë të Liqenit të Fierzës bëhet e mundur që prurjet e ujit në stinën me reshje, të përdoren për prodhim energjie në stinën e thatë të vitit.“

Treguesit Teknik: Hidrocentrali i Fierzës është i tipit me digë dhe rezervuar. Diga është me mbushje gurësh dhe bërthamë argjile. Diga është 166.5m e lartë dhe 380m e gjatë, gjerësia e digës shkon nga 574.28 m në bazamentin e saj në 13m në kreshtën e digës. Diga e Fierzës, kur u ndërtua, ishte e dyta e këtij lloji në Europë për nga lartësia e saj. Diga ka një volum total prej 8 milion m3. Diga ka krijuar një rezervuar me një volum prej 2,7 miliardë m3 ujë dhe një sipërfaqe prej 72 km2, Liqenin e Fierzës, që është Liqeni artificial më i madh në vend. Vëllimi i dobishëm i rezervuarit është 2.3 miliardë m3. HEC Fierzë është parashikuar si vepër e klasit të parë përsa i përket rrezikshmërisë. Diga e Fierzës është projektuar për prurje maksimale llogaritëse në periudhën e reshjeve 1 herë në 1000 vjet (6,100m3/sek) dhe për prurje maksimale kontrolluese në periudhën e reshjeve 1 herë në 10 000 vjet ( 9,600 m3/sek). Shkarkimi i prurjeve në Fierzë është parashikuar të realizohet nëpërmjet tuneleve të shkarkimit; Tuneli 4 me kapacitet rreth 890 m3/sek dhe Tuneli 3 me kapacitet rreth 1780 m3/sek. Kapaciteti total i shkarkimit të ujit për nivelin 296m është 2670 m3/sek. Për kalimin e ujit nga liqeni në central është ndërtuar Sistemi i Marrjes, i cili përcjell ujin nga Portali i Marrjes, nëpërmjet tuneleve të dërgimit, në 4 turbinat e ndërtesës së Centralit. Sistemi ka një kapacitet transportues deri në 500 m3/sek.

Treguesit Teknike të Projektimit
Fuqia e Instaluar4 x 125 MWGjerësia e Kreshtës13.0 m
Numri / Tipi i Turbinave4 “Francis” VertikaleVolumi i Digës 8 Milion m3
Përpunimi i ujit4 x 123.5 m3/sekNiveli maksimal i ujit296.0 m nnd
Prodhimi vjetor mesatar 1,300 GWhNiveli minimal i punës240.0 m nnd
Klasifikimi sipas rrezikutKlasi – 1 -rëSip. e pellgut mbledhës 11,829 km2
Periudha e ndërtimit 1971 -1980Prurja mesatare vjetore 202 m3/sek
Viti i Mbushjes së Liqenit 1978Vëllimi total i Rezervuarit 2.7 Miliardë m3
Tipi i Digës Me berthamë argjileVëllimi aktiv i Rezervuarit2.3 Miliardë m3
Vendndodhja V42°15’05″/L 20°02’32”Kapaciteti i shkarkuesve2,670 mVsek
Lartësia e Digës 166.5 m nndNumri i shkarkuesve 2
Kreshta e Digës 312.0 m nndTipi i shkarkuesve Kulla/Porta Radiate
Gjatësia e Kreshtës380.0 m
Parametrat teknike të shfrytëzimit Fierzë
Kapaciteti i instaluar (4 Ag.)500 MW
Fuqia nom. e Gjeneratorëve125 MW
Rënia nominale118 m
Konsumi nominal i ujit116,6 m3/s

Prodhimi mesatar vjetor
Që nga vënia në punë 1,299,590 MWh
Mesatarja (1994-2015)1,440,532 MWh
Mesatarja (2004-2015)1,568,247 MWh
Minimali (1990) 638,542 MWh
Maksimali (2010)2,668,658 MWh

Prurja mesatare vjetore
Që nga vënia në punë 196 m3/s
Mesatarja (1994-2015) 183 m3/s
Mesatarja (2004-2015)193 m3/s

Niveli mesatar vjetor
20 vitet e fundit 280.68 m
10 vitet e fundit 282.31 m
Niveli minimal (Dhjetor 1994)245.96 m
Niveli maksimal (Maj 2013)296.91 m