Shoqëria KESH sh.a është shoqëri aksionare me kapital të zotëruar 100% nga Shteti Shqiptar (përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) sipas aktit të themelimit datë 17.10.1995, regjistruar në Gjykatën e Rrethit Tiranë me Vendimin Nr. 12728, datë 06.11.1995.

KESH sh.a kontrollon 100% të aksioneve në shoqërinë TEC Vlorë sh.a.

Asambleja e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme, bazuar në nenin 135 e vijues të ligjit Nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” i ndryshuar si edhe të statutit të KESH sh.a, është organi më i lartë vendimmarrës i shoqërisë KESH sh.a.

Të drejtat dhe detyrimet e Asamblesë së Përgjithshme ushtrohen nga aksioneri i vetëm i shoqërisë, i cili është Shteti Shqiptar.

Aksioneri i vetëm i shoqërisë KESH sh.a përfaqësohet në Asamblenë e Përgjithshme nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Këshilli Mbikëqyrës

Këshilli Mbikëqyrës përbëhet nga 6 (gjashtë) anëtarë të cilët emërohen nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve

Kohëzgjatja e funksionit të tyre është 4 (katër) vjet.

Bazuar në Statutin e Korporatës, Këshilli Mbikëqyrës zgjedh ndërmjet anëtarëve të tij 1 (një) Kryetar dhe 1 (një) Zv. Kryetar.

Aktualisht, përbërja e tij është si më poshtë:

Arian Hoxha

Anëtar

Afati i emërimit : 2023 –

Luigj Pjetri

Anëtar

Afati i emërimit Nga 02/02/2018

Ylber Muceku

Anëtar

Afati i emërimit : 2023 –

Evis Mamaj

Kryetar

Afati i emërimit : 2023 –

Kledia Ngjela

Anëtar

Afati i emërimit : 2023 –

Olta Manjani

Anëtar

Afati i emërimit : 2023 –

Disa nga kompetencat kryesore të Këshillit Mbikëqyrës janë:

  • Emëron Administratorin
  • Miraton programet vjetore si dhe veprimtarinë afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë të Shoqërisë.
  • Miraton llogaritë vjetore dhe raportin vjetor të paraqitur nga Administratori i shoqërisë.
  • Ushtron kontroll të përhershëm për administrimin e shoqërisë prej Administratorit të saj dhe i jep atij autorizimet për kryerjen e operacioneve që Administratori nuk mund t’i kryejë pa autorizim paraprak të Këshillit.