Korporata Elektroenergjitike Shqiptare i ka dhënë gjithmonë prioritet burimeve të saj njerëzore, të cilët i konsideron si një faktor të rëndësishëm për arritjen e objektivave strategjikë të kompanisë. Në këtë kuadër KESH, i ka dhënë rëndësinë dhe vëmendjen e duhur, investimeve që garantojnë:

● Sigurinë e punonjësve në ambientet e punës
● Përmirësimin e ndjeshëm të mjedisit
● Rinovimin e pajisjeve
● Marrjen e masave për sigurimin teknik të punonjësve në HEC-e
● Krijimin e ambjenteve të sigurta për punonjësit e HEC-eve

Çdo vit KESH realizon investime të rëndësishme që garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punonjësve në punë në përputhje me rregulloret dhe normat shtetërore të sanksionuara në Rregulloren e Sigurimit dhe Shfrytëzimit Teknik për Impiantet, Pajisjet dhe Instalimet elektrike.