Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve – 2024
PergjigjNr. Rendor | Data e kërkesës | Objekti i kërkesës | Data e përgjigjes | Përgjigje | Statusi i kërkesës | Tarifa | Nr. prot. |
01 | 06.03.2024 | Kërkesë për informacion – A ka ndonjë planifikim KESH për vënien në punë të dy Tec-eve lundruese në afatshkurtër? – A ka përfunduar faza e testimit të dy aseteve, cilat janë rezultatet e testimit? – Po komisionimi i dy TEC-eve a ka përfunduar, nëse jo kur pritet të mbarojë? Po ashtu, do tju lutesha të më vinit në dispozicion edhe informacionet si më poshtë: – Në cfarë faze është gazifikimi i TEC Vlorës? – Ka ndonjë plan për ta vënë në punë TEC Vlorën këtë vit? | 13.03.2024 | Në lidhje me kërkesën tuaj: A ka ndonjë planifikim KESH për vënien në punë të dy TEC-eve lundruese në afatshkurtër, sqarojmë se Kompania JV EE RNC parashikon fillimin e testimit rreth muajit Mars dhe është një proces i cili zgjat rreth 30 ditë. Referuar pyetjes suaj: Po komisionimi i dy TEC-eve a ka përfunduar, ju bëjmë me dije se menjëherë pas përfundimit të fazës së mësipërme të testimit, do të bëhet Komisionimi. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin | Kthyer përgjigje me email | Pa tarifë | |
02 | 09.03.2024 | Ankesë Në Sistemin e Ankesave Elektronike të Komisionit të Prokurimit Publik është depozituar ankesë me numër aplikimi A/2024/3881. Ju lutem na bashkangjisni Niptin. Për orientimin tuaj lidhur me anën teknike në përdorimin e sistemit, kontaktoni në numrin e telefonit +3554 2281880 ose mund të na dërgoni një numër kontakti të një personi përgjegjës në mënyrë që t’iu asistojme. | 11.03.2024 | Nipt i Njësisë Prodhuese HEC Fierzë është J61817005F Numri i kontaktit i personit përgjegjës për prokurim, zj.Valbona Gjyriqi 0694413232 | Kthyer përgjigje me email | Pa tarifë | |
03 | 11.03.2024 | Kërkesë për informacion Korporata Elektroenergjitike Shqiptare me kompaninë Excelerate Energy dhe Renco për Termocentralin e Vlorës dhe punimet e tubacionit të gazit që lidhin Termocentralin e Vlorës me pikën dalëse të gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline në Fier? Në kushtet e një mungese të informacionit të kërkuar ju kujtojmë se ka kaluar afati ligjor jo më vonë se 10 ditë (pune) nga data e dorëzimit të kërkesës dhe se kërkojmë një përgjigje sa më të shpejtë, në të kundërt do ti drejtohemi Komisionerit për të Drejtën e Informimit. | 11.03.2024 | Referuar tuajës, jemi njohur me kërkesën për informacion sa i përket marrëdhënies së bashkëpunimit që ka KESH sh.a., me Exelerate Energy dhe Renco për Termocentralin e Vlorës dhe punimet e tubacionit të gazit që lidhin TEC Vlorë me pikën dalëse të gazsjellësit TAP në Fier. Në përgjigje të sa kërkoni, referuar e në zbatim të Ligjit Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, ju bëjmë me dije se midis shoqërisë KESH sh.a dhe shoqërive Exelerate Energy dhe Renco nuk ekziston një marrëdhënie kontraktore për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e gjenerueseve lundrues të energjisë elektrike. Gjithashtu, sqarojmë se mes KESH sh.a. dhe subjekteve të sipër përmendura nuk ka marrëdhënie kontraktore sa i përket punimeve të gazit që lidhin TEC Vlorë me pikën dalës të gazsjellësit TAP në Fier. | Kthyer përgjigje me email | Pa tarifë | |
04 | 26.03.2024 | Kërkesë për informacion Mund të referoni një numër kontakti pasi asnjë nga numrat në web nuk është i disponueshëm! | AFATI I DOREZIMIT : MAX 3-4 Prill 2024 | Kthyer përgjigje me email | Pa tarifë | ||
05 | 27.03.2024 | Kërkesë për informacion Mund të referoni një numër kontakti pasi asnjë nga numrat në web nuk është i disponueshëm! | 28.03.2024 | Kemi probleme teknike me telefonat , do të rregullohen së shpejti. Në çdo rast mund ti referoheni këtij emaili për çdo pyetje tuajën . | Kthyer përgjigje me email | Pa tarifë | |
06 | 27.03.2024 | Kërkesë për informacion 1. Kërkojmë marrëveshjen e nënshkruar me numër 2350/1, datë 04.05,2021. 2. Kërkojmë vendimin e këshillit mbikëqyrës të KESH. Sh.a numër 6295, prot, datë 29.12.2021. 3. Kërkojë vendimin Nr. 13, datë 01.07.2021 të Këshillit mbikëqyrës. 4. Kërkojmë marrëveshjet e nënshkruara të KESH. Sh.a me kompani të treta për shkëmbimin e energjisë elektrike. Të na vendosen në dispozicion të gjitha kompanitë që kanë bashkëpunuar prej datës 01.01.2021 e deri me 31.12.2023. 5. Të na vendoset në dispozicion informacionin si: 6. Me cilat kompani ka bashkëpunuar KESH . sh.a për mirëmbajtje riparime ose çfarëdo lloje aktiviteti tjetër, për automjete e KESH dhe cilido institucioni në varësi të KESH? 7. Autoriteti kontraktor KESH me cilin operator ekonomik ka bashkëpunuar për kryere e punimeve në HEC – Koman? | AFATI I DOREZIMIT : MAX 3-4 Prill 2024 | Kthyer përgjigje me email | Pa tarifë | ||
07 | 27.03.2024 | Kërkesë për informacion 1 – Cila është situata në Kaskadë pas reshjeve të ditëve të fundit? (Niveli i liqeneve, prurjet) 2- Si paraqitet niveli i rezervës energjetike? 3- Si ka ndryshuar situata hidrike ne raport me muajin e kaluar dhe fillimin e vitit? 4- A parashikohet procedura të shitjes së energjisë? | 08.04.2024 | Në përgjigje të kërkesës suaj, datë 27 Mars 2024, dërguar elektronikisht në adresën tonë me lëndë “Kërkesë për informacion”, referuar Ligjit Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, ju bëjmë me dije si më poshtë: Situata hidrike gjatë 3 mujorit të parë të vitit paraqitet pothuajse e njëjtë me evente me reshje me intesitet të ulët dhe mesatar e cila ka bërë të mundur që prurjet të qëndrojnë rreth vlerave mesatare shumëvjeçare duke përmbushur kërkesën për prodhim energjie pa qenë nevoja për import. Aktualisht në momentet që flasim rezerva energjetike është rreth 1054 GWh, duke theksuar se për sezonin që jemi është një vlerë optimale e operimit. Ndërkohë, bëjmë me dije se KESH ndjek situatën në dinamikë dhe në çdo rast me evente reshjesh do të vlerësohet mundësia për të eksportuar energji. Ndërkohë KESH po menaxhon portofolin financiar nëpërmjet procedurave të optimizimit duke rritur të ardhurat pa efekt tek rezerva energjetike, e duke përmbushur njëkohësisht nevojën për konsum vendas. | Kthyer përgjigje me email | Pa tarifë | |
08 | 28.02.2024 | Kërkesë për informacion Ju lutem na vendosni në dispozicion listën e punonjësve sipas viteve: 1. Listën e punonjësve për vitet 2015 2. Listën e punonjësve për vitet 2016 3. Listën e punonjësve për vitet 2017 4. Listën e punonjësve për vitet 2018 5. Listën e punonjësve për vitet 2019 6. Listën e punonjësve për vitet 2020 7. Listën e punonjësve për vitet 2021 8. Listën e punonjësve për vitet 2022 9. Listën e punonjësve për vitet 2023 | AFATI I DOREZIMIT : MAX 3-4 Prill 2024 | Kthyer përgjigje me email | Pa tarifë | ||
09 | 29.03.2024 | Kërkesë për informacion Kur është planifikuar vendosja në punë e dy aseteve gjenerues Tigri 1 dhe Tigri 3 që janë instaluar në Portin e Triportit në Gjirin e Vlorës? | Referuar kërkesës suaj datë 29 mars 2024, se kur është planifikuar realizimi i testimit të dy aseteve gjenerues Tigri 1 dhe Tigri 3 që janë instaluar në Portin e Triportit në Gjirin e Vlorës sqarojmë se testet për asetet gjeneruese si dhe komisionimi i tyre parashikohen të kryhen përpara datës 15 Maj 2024. | Kthyer përgjigje me email | Pa tarifë | ||
10 | 02.04.2024 | Kërkesë për takim Quhem _______, Përfaqësuese e Shoqatës “Kundërshtimi ndaj digës së Skavicës”. Kjo shoqatë është e angazhuar në aktivite peër rritjen e ndërgjegjësimit kundër këtij projekti dhe për këtë, ne paraqitëm edhe një kërkesë në gjykatën Kushtetuese. Pasi doli vendimi i Gjykatës, ne pamë se ligji me nr 38/2021 konstatohet se është në kundërshtim me kushtetutën sa i përket konsultimit me publikun dhe u kërkohet palëve që këto mangësi të korrigjohen gjatë kësaj faze me qëllim njohjen me përpjekjet e KESH për të adresuar këto mangësi si dhe për tu njohur me zhvillimet më të fundit sa i përket këtij projekti, me anë të këtij emaili, dëshiroj të kërkoj një takim në zyrat e KESH me përfaqësues që mund të bisedojmë për këto aspekte. Nëse është e mundur, do të propozoja paraprakisht datën 23 Prill, ora 11:00, nëse dhe për ju është në rregull. Unë do të vij vet si dhe e shoqëruar me zv Presidentin e Shoqatës Z. _______ si dhe anëtar, ______. | 11.04.2024 | KESH është duke planifikuar një seri takimesh informimi dhe konsultimi me palët e interesit, përfshirë edhe organizatat e shoqërisë civile. Në këtë kuadër, ashtu si të gjitha palët e interesit, do njoftoheni për kohën dhe vendin e takimit. | Kthyer përgjigje me email | Pa tarifë | |
11 | 03.04.2024 | Kërkesë për informacion 1. A është rinovuar/rishikuar Kontrata “Bareboat” dhe Marrëveshja e Shërbimeve O & M 2022 ndërmjet EXCELERATE GLOBAL OPERATIONS LLC si Pronar i Parë dhe RENCO S.P.A. si Ofrues i Parë i Shërbimeve dhe Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare – KESH sh.a. si Kompani? 2. Nëse po, kërkojmë vendosjen në dispozicion të një kopje rinovimit/rishikimit të kontratës. 3. A është lidhur ndonjë kontratë tjetër lidhur me funksionimin e TEC-i lundrues, i instaluar në Portin e Triportit në Gjirin e Vlorës, i përbërë nga dy gjenerues Tigri 1 dhe Tigri 3? Nëse po, kërkojmë vendosjen në dispozicion të një kopje kontratës | Në përgjigje të kërkesës suaj, datë 3 Prill 2024 dërguar elektronikisht në adresën tonë, jemi njohur me kërkesën për informacion, a është rinovuar/rishikuar kontrata “Bareboat” dhe Marrëveshja e Shërbimeve O & M 2022 ndërmjet EXCELERATE GLOBAL OPERATIONS LLC si Pronar i Parë dhe RENCO S.P.A. si Ofrues i Parë i Shërbimeve dhe Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare – KESH sh.a. si Kompani. Gjithashtu ju kërkoni vënien në dispozicion të kontratave të lartpërmendura. Në përgjigje të sa kërkoni, referuar në zbatim të Ligjit Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, ju bëjmë me dije : Kontrata “Bareboat” dhe Marrëveshja e Shërbimeve O&M ,Nr.1660/1 Prot.dt.04.04.2022 është amenduar nëpëmjet Amendimit 1 të Kontratës “Bareboat” dhe Marrëveshjes së Shërbimeve O&M.,Nr.1660/7 Prot. dt.07.04.2022 të cilën e gjeni bashkëlidhur. Përsa i përket pyetjes, a është lidhur ndonjë kontratë tjetër lidhur me funksionimin e TEC-i lundrues, i instaluar në Portin e Triportit në Gjirin e Vlorës, i përbërë nga dy gjenerues Tigri 1 dhe Tigri 3, sqarojmë se nuk është lidhur asnjë një kontratë tjetër . | Kthyer përgjigje me email | Pa tarifë | ||
12 | 04.04.2024 | Kërkesë për informacion Përshëndetje mund të më thoni proçedurën e ndërprerjes së energjisë elektrike të një apartamenti sepse ndodhem me banim jashtë,ju faleminderit | 04.04.2024 | Përshëndetje , Së pari urojmë të jeni mirë. Përsa i përket informacionit Tuaj, lutemi të drejtoheni në info@oshee.al si institucioni përgjegjës për problematikën Tuaj. Ju faleminderit! | Kthyer përgjigje me email | Pa tarifë | |
13 | 05.04.2024 | Kërkesë për informacion Jam _______, gazetar i MontelNews i angazhuar për mbulim të territorit të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për energji. Ju lutem a mund të kem kontaktin e Zyrës së Komunikimit apo drejtuesve të zyrës. | 05.04.2024 | I nderuar, Së pari ju falenderojmë për interesimin ndaj institucionit tonë. Ju lutem për çdo informacion që do ju duhet , e dërgoni në këtë adresë emaili, pasi ështe i vetmi email zyrtar. | Kthyer përgjigje me email | Pa tarifë | |
14 | 11.04.2024 | Kërkesë për informacion 1. Si është niveli i ujit në kaskadat e Drinit, Fierzës, Vaut të Dejës dhe Komanit? 2. Si ka qenë lëvizja e nivelit gjatë këtyre muajve? 3. Në krahasim me vitin e kaluar në të njejtën periudhë cili është krahasimi në numra? 4. Sa është prodhimi i tanishëm nga kaskadat dhe si e parashikoni në vijim? 5. A ka pasur shitje të energjisë elektrike përgjatë kësaj periudhe të vitit nga Janari deri tash nga KESH? |