Rritja e Efiçencës së Prodhimit
Disa fakte që mund t'ju duhet
të dini rreth KESH
Riparimi i transformatorit të fuqisë 170 MVA, HEC Koman
Vlera: | 41.500.000 Lek |
Financimi: | Me fonde të vetë KESH Sh.a |
Fillimi: | 23.06.2015 |
Mbarimi: | 30.09.2015 |
Qëllimi
Riparimi dhe kthimi në gadishmëri i transformatorit të fuqisë rezervë 170 MVA, 242/13,8 KV, No 319043 në HEC Koman, i cili është dëmtuar në vitin 2013 duke qënë në punë tek bllok agregati nr 4. Riparimi u bë me qëllim normalizimin e disponibilitetit të gadishmërisë së agregatëve në HEC Koman. Mungesa e transformatorit të fuqisë rezervë në HEC Koman ul disponibilitetin e gadishmërisë së agregatëve në rast të dëmtimit eventual të ndonjerit nga transformatorët e agregatëve që aktualisht janë në punë duke krijuar risk për humbje ekonomike nga mosprodhimi i energjisë elektrike në periudhat e favorshme hidrike.
Me riparimin dhe kthimin në gadishmëri të këtij transformatori është rivendosur niveli i disponibilitetit të gadishmërisë së agregatëve në HEC Koman duke normalizuar gjendjen.
Aktivitetet Kryesore
Projekti i riparimit në vend të transformatorit të fuqisë reservë 170 MVA Hec Koman përmban:
● Demontimin, hapjen dhe nxjerrjen jashtë të pjesës aktive (Nuklit dhe pështjellave)
● Demontimin e pështjellave të fazës A, të cilat u dëmtuan gjatë avarisë
● Zëvendësimin e setit të pështjellave të fazës A me pështjella të reja të fabrikuara posaçërisht për këtë tip transformatori
● Zëvendësimin e izolacioneve të ngurta prej kartoni, izolues tek të pështjellat e të tre fazëve
● Pastrimi i kazanit të transformatorit dhe zëvendesimi i të gjitha guarnicioneve hermetizuese
● Zëvendësimi i aksesorëve të dëmtuar dhe atyre të amortizuar
● Montimi në kazan i pjesës aktive të rehabilituar
● Tharja në vend e transformatorit dhe tharja me qarkullim vaji
● Zëvendësimi i vajit të vjetër të transformatorit me vaj të ri
● Testet elektrike për çdo fazë riparimi dhe përfundimtare
● Pastrimi me rërë dhe lyerja me bojë e të gjitha pjesëve metalike (kazanit, zgjeruesit, ftohsave dhe aksesorëve të tjerë)
Pritshmëritë
Të gjitha punimet për riparimin në vend të transformatorit të fuqisë rezervë 170 MVA janë kryer me cilësi.Testet përfundimtare dhe prova 72 orëshe me ngarkesë janë realizuar me sukses. Investimi është realizuar brenda afateve të percaktuara në kontratë. Transformatori është kthyer në gadishmëri pune dhe është lënë për shfrytëzim normal sipas grafikut të regjimit dispeçer.
Pritet që transformatori të funksionojë normalisht dhe të kalojë garancinë teknike 1- vjeçare të përcaktuar në kontratë. Gjatë periudhës së garancisë teknike do të kryhen të gjitha kontrollet dhe testet verifikuese për nivelin e izolacionit dhe parametrat e tjera teknikë.