KESH, është gjithmonë i përkushtuar për të mbështetur brezin e ardhshëm të inxhinierëve. Këtë javë, patëm kënaqësinë të mirëpresim studentët e degës së Hidroteknikës të Universitetit Politeknik të Tiranës në HEC Koman dhe HEC Vau Dejës.
Gjatë kësaj vizite, studentët patën mundësinë të shohin nga afër proceset komplekse të prodhimit të energjisë hidroelektrike dhe të mësojnë nga specialistët tanë mbi rëndësinë e energjisë.
Kjo praktikë mësimore është një hap i rëndësishëm për studentët për të thelluar njohuritë e tyre dhe për të parë aplikimin e teorisë në praktikë. Ne besojmë se investimi në arsim dhe trajnimet praktike janë element kyç për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme energjetike për Shqipërinë.