Ndërtimi i kësaj vepre mbi lumin Drin do të rrisë sigurinë e furnizimit me energji në vendin tonë, do të përmirësojë menaxhimin e kaskadës së Drinit dhe të ulë rreziqet e përmbytjeve në zonën e Shkodrës.
Faza e parë e këtij projekti konsiston në realizimin e studimeve dhe analizave inxhinierike, mjedisore, sociale dhe financiare për të përcaktuar realizueshmërinë e tij (fizibilitetin).
Aktivitetet që po kryhen në këtë fazë përfshijnë:
• Studimet inxhinierike dhe të projektimit;
• Vrojtimet mjedisore dhe sociale si pjesë të procesit të VNMS (Vlerësimi i Ndikimit Mjedisor e Social);
• Studimet gjeoteknike;
• Vrojtimet topografike, batimetrike dhe fotogrametrike;
Për më shumë informacion apo pyetje mbi projektin, mund të na shkruani në adresën e dedikuar të postës elektronike: info@skavicaHPP.com