HEC Koman

500 pemë të reja pishe u mbollën këtë të javë përreth liqenit. Projekti “Ujë, pemë dhe dritë”, i mbështetur nga KESH, në kuadër të Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës. Kjo nismë e zbatuar nga shoqata “EKOMENDJE” me bazë në Shkodër, parashikon mbjelljen e 2,000 fidanëve pishe të egër 5-7 vjeçare, aktivitete ndërgjegjësimi si dhe promovimin e vlerave natyrore të zonës pranë Komanit dhe Fierzës gjithashtu organizimin e një konkursi fotografie. Në aktivitetin e organizuar në bashkëpunim me KESH sh.a., morën pjesë dhe stafi i HEC Koman.