Ka përfunduar me sukses trajnimi i punonjësve të KESH në kuadër të investimit për rinovimin e sistemeve të mbrojtjes relë në HEC Vau Dejës të drejtuar nga përfaqësuesi i Andritz Hydro GmbH, i cili ka sjellë njohuri të reja dhe të domosdoshme për sistemin e ri të mbrojtjes.

Trajnimi përfshiu njohuritë e reja për sistemin e mbrojtjes relë për operimin, parametrizimin, implementimin praktik të testeve dhe mënyrat e mirëmbajtjes.

Ky trajnim është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të performancës sonë dhe sigurisë së punimeve në HEC Vau Dejes.