Inxhinier dhe specialist të KESH sh.a. dhe HEC Koman kanë marrë pjesë në trajnimin e zhvilluar nga ANDRITZ, në lidhje me Sistemin e Rregullimit Automatik të Tensionit (AVR) i tipit “Thyne 5”, i cili është i instaluar në 4 gjeneratorët e HEC Koman.

Trajnimi i stafit të KESH, në lidhje me operimin dhe mirëmbajtjen e këtyre sistemeve, rrit perfomancën e shërbimeve mirëmbajtëse, për të garantuar gatishmërinë e agregatëve.