Stafi teknik i Hec Vau Dejës në një trajnim mbi operimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të ri të mbrojtjeve të gjeneratorëve dhe transformatorëve të agregatëve të prodhimit.
Ky rinovim teknologjik ka impakt pozitiv në rritjen e sigurisë dhe precizionit të veprimit të mbrojtjeve, duke garantuar sigurinë e operimit të agregatëve të prodhimit, për të shmangur çdo lloj dëmtimi të agregatëve të HEC Vau Dejës, në rast defekti të brendshëm në gjenerator apo transformator, ose për avarite e jashtme të ndodhura në Sistemin e transmetimit 220kV.
Siguria e veprimit të sistemit të mbrojtjeve është rritur në maksimum, duke bërë dublimin e disa funksioneve të rëndësishme dhe shtimin e funksioneve të reja sipas standardeve aktuale.KESH.sha