Në kuadër të hartimit të Strategjisë Sociale të Korporatës, si dhe të vendosjes së një bashkëpunimi të qëndrueshëm me pushtetin lokal, agjensitë, organizatat jofitimprurëse, biznesin dhe grupe të tjera të interesit në zonat pranë HEC-eve nën administrim, KESH sh.a. ju fton të dërgoni propozimet dhe sugjerimet tuaja për aktivitete/investime/masa të cilat ju i konsideroni prioritare në zonat që mbuloni. Më konkretisht, do t’ju luteshim të na dërgoni propozimet tuaja në fushat:
Mjedisore
- Masa kundër erozionit, sidomos pranë rezervuareve të HEC-eve, si dhe masa për mbrojtjen nga erozioni në pyje.
- Masa për menaxhimin e mbetjeve, veçanërisht nëse ka ndikim në ujëra apo rezervuaret pranë HEC-eve (vendosja e koshave, sistemeve të transferimit të mbetjeve, makineri)
- Gjelbërime, mbjellje pemësh në shkolla, qendra qytetesh
- Rritja e efiçencës së energjisë në banesa, izolimi i godinave publike, përdorimi i burimeve të energjisë së rinovueshme (psh instalimi i paneleve diellore në godina publike apo rrugë)
Sociale
- Aktivitete sociale rekreative, sportive dhe edukuese për komunitetin ose më gjerë.
- Përmirësimi i kushteve akomoduese apo mësimdhënëse në shkolla
- Përmirësimi i shërbimeve, aksesit dhe infrastrukturës, veçanërisht në fshatrat pranë HEC-eve
Ju lutemi që propozimet t’i dorëzoni zyrtarisht në zyrat e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Rr. Viktor Eftimiu, Nr. 12, Tiranë, Shqipëri.
Më poshtë gjeni formatin e aplikimit për Projekt-Propozimet