Gjatë orëve të mbrëmjes deri në orët e para të mëngjesit,  punonjësit e repartit mekanik kanë kryer me sukses punimet e remonteve të mesëm në  Ag3 dhe  Ag4.

Punimet përfshijnë: zëvendësimin e bulonit të sigurisë tek lopatat e aparatit drejtues, regjistrimin e gomines hermetizuese të farfallës së droselit, matjen e hapësirave të lopatave të aparatit drejtues dhe manovrimin me portat në bjefin e sipërm dhe bjefin e poshtëm. Angazhimi dhe profesionalizmi i tyre siguron funksionimin optimal dhe të sigurt të pajisjeve tona.