Specialistët e Repartit Mekanik në HEC Koman janë duke kryer punimet paraprake për realizimin e plotë të Remontit të Mesëm në Agregatin Nr. 4. Ky remont është i rëndësishëm për të siguruar gatishmërinë teknike të agregatit për të prodhuar energjinë elektrike.