Vlera:29.581.722 Lek
Financimi:Me fondet e KESH sh.a
Fillimi:15.08.2014
Mbarimi:15.01.2015
Qëllimi

Zëvëndësimimi i shkallëve të vjetra ekzistuese të cilat ishin në gjendje të amortizuar me shkallë metalike inoksi te pusi i portave të punës dhe pusi i portave të remontit në tunelin Nr.3 të shkarkimit. Aspekti kryesor në instalimin e shkallëve të reja ishte rritja e masave të sigurimit teknik të punonjësve dhe personelit teknik që angazhohen me mirëmbajtjen dhe remontet e portave të punës dhe portave të remontit në tunelin Nr. 3 të shkarkimit HEC Fierzë.

Aktivitetet Kryesore

Aktiviteti kryesor i projektit konsiston në dy faza:

● Në fazën e parë u prodhuan shkallët e reja metalike në punishten e kompanisë kontraktore.
● Në fazën e dytë u bë çmontimi i shkalleve të vjetra dhe nxjerrja e tyre tek sheshi i tunelit Nr. 4 të shkarkimit.

Pas çmontimit të shkallëve të vjetra u realizua instalimi i shkalleve të reja.

Pritshmëritë

U rrit në mënyrë të ndjeshme sigurimi teknik i punonjësve dhe personelit teknik që
operon gjatë periudhës së remonteve dhe mirëmbajtjes.