Në kuadër të projektit “Ujë, pemë dhe dritë”, iniciativë e EKO Mëndje dhe mbështetur nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, me qëllim parandalimin e erozionit në liqenin e Komanit dhe mbrojtjen mjedisore përreth liqenit, u organizua aktiviteti i mbjelljes së 500 fidanëve pishë. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe zv. Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit zj. Xhembulla, aktivistë vullnetarë të organizatës mjedisore Eko Mendje dhe staf i KESH. Ky aktivitetet vjen në zbatim të nismave që korporata ka ndërmarrë në zbatim të Strategjisë për Përgjegjshmërinë Social- Mjedisore