🟢 Përfaqësuesit e Korporatës Elektroenergjetike shqiptare (Kesh sh.a) morën pjesë në workshopin mbi hidroenergjinë e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor organizuar nga Aleanca për Qëndrueshmërinë e Hidrocentraleve (IHA), në bashkëpunim me Sekretariatin Shtetëror të Qeverisë Zvicerane për Çështjet Ekonomike (SECO).
👉Workshopi shënon një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit rajonal 🤝për të adresuar sfidat dhe mundësitë në fushën e hidroenergjisë💦 në Ballkanin Perëndimor. Pjesëmarrja e aktorëve të ndryshëm, si KESH sh.a., Statkraft/Devoll Hydropower dhe Universiteti Politeknik i Tiranës, thekson nevojën për një qasje të përbashkët dhe të koordinuar për të arritur qëllimet e qëndrueshmërisë në sektorin e energjisë hidro.💡💧