Korporata Elektroenergjitike Shqiptare mori pjesë në Edicioni e 4 të Panairit Ndërkombëtar “Energy Expo & Forum 2022”. Fokusi i prezantimit në këtë panair ishin garantimi i sigurisë në furnizimin me energji elektrike nga KESH si dhe projektet e reja në funksion të rritjes të kapaciteteve gjeneruese nëpërmjet diversifikimit të burimeve.

Projekti SKAVICA, faza e I-rë mbi studimin e realizueshmërisë së projektit,

Impianti Fotovoltaik në Digën e Qyrsaqit, me kapacitet 5.14 MWp, në HEC Vau i Dejës,

Impianti Fotovoltaik në Digën e Zadejës, me kapacitet 8.25 MWp, në HEC Vau i Dejës,

Impianti Fotovoltaik Lundrues në liqenin e HEC Vau i Dejës, me kapacitet 12.9 MWp,

Marrja me qira e aseteve gjeneruese termike lundruese për një periudhe të përkohshme, të cilat do të vendosen në zonën e Triportit në Vlorë, pranë TEC VLORA, me një kapacitet të instaluar prej 110 MW.

Gjithashtu, po punohet për thellimin e studimit për zhvillimin e impianteve të prodhimit të energjisë nga Era.