Këto studime u kryen në kuadër të procesit të Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor e Social (VNMS) dhe kanë për qëllim evidentimin e ndikimeve të mundshme të projektit në mjedis si dhe identifikimin e masave që duhen marrë për shmangien, minimizimin apo adresimin e këtyre ndikimeve.
Aktualisht është duke u kryer në terren edhe studimi ekologjik dhe po ashtu është në përfundim edhe studimi i gjendjes ekzistuese sociale të zonës së projektit.
Të gjitha studimet e përmendura më sipër do të jenë pjesë e Raportit të Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor e Social (VNMS) i cili pritet të përfundojë në tremujorin e tretë të këtij viti, e më pas do të konsultohet me të gjitha palët e interesit nëpërmjet takimeve dhe degjesave publike. Komentet dhe opinionet e marra gjatë procesit të konsultimit do të reflektohen më tej në raportin përfundimtar të VNMS.
Për më shumë informacion ose pyetje mbi projektin mund të shkruani në adresën e dedikuar të postës elektronike: info@skavicaHPP.com