Nxënësit e ekselencës nga gjimnazet e Shkodrës kanë realizuar një vizitë studimore në HEC Vau Dejës. Eksplorimi i burimeve energjetike, diskutimet me inxhinierët e KESH dhe njohja e rëndësisë së energjisë së qëndrueshme kanë qenë pjesë e udhëtimit të tyre frymëzues.

Nxitja për të integruar njohuritë dhe pasionin e tyre në këtë sektor ka si qëllim të ndërtojë një brez të ri të inxhinierëve të specializuar në energji, të gatshëm të përballen me sfidat e të ardhmes dhe të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit energjetik.