Mirëmbajtja e Hidro-Agragateve

Edhe gjatë vitit 2018, treguesit e mirëmbajtjes vijojnë të përmirësohen në krahasim me vitet e mëparshëm si dhe me mesataren e 10 viteve të fundit. Krahas situatës së favorshme hidrologjike performanca e mirëmbajtjes është përmirësuar si rrjedhojë e gadishmërisë së lartë të agregatëve për operim, efikasitetit të kontrolleve të vazhdueshme parandaluese, shërbimeve cilësore të mirëmbajtjes gjatë remonteve profilaktike e të mesme, si dhe investimeve për rinovime teknologjike të agregatëve e paisjeve të tjera të tre HEC-eve të kaskadës së Drinit.Gjatë vitit 2018, për shkak të kufizimeve në kapacitetet gjeneruese të disponueshme për shfrytëzim, agregatët kanë realizuar më shumë orë pune krahasimisht me shumicën e 10 viteve të fundit.

Orët e punës së agregatëve janë rritur me 20.1% më shumë krahasuar me mesataren e 10 viteve të fundit, ose 83.8% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2017.

Gadishmëria e agregatëve për operim është rritur me 0.22% krahasuar me mesataren e 10 viteve të fundit ndonëse hidroagregatët gjatë 6-mujorit të I-rë kanë punuar pothuajse pa ndërprerje dhe me regjim maksimal ngarkese duke shfrytëzuar maksimalisht potencialet hidrike të krijuara nga situata e favorshme hidrologjike.

Orët e ndërprerjeve për kohë të shkurter të agregatëve për shkak të anomalive kalimtare, janë ulur në 49 orë, apo mbi 3.4 herë më pak se mesatarja e 10 viteve të fundit.

Për të gjitha rastet e avarive të agregatëve të tre HEC-ve të kaskadës së Drinit, asnjëherë ndalimi i tyre nuk ka rezultuar me kohëzgjatje që imponojnë remonte të parakohshme për riparime kapitale. Shumica e ndalimeve të agregatëve për intervale kohe të shkurtra, kanë ardhur nga anomali të rrjetit të Sistemit Energjitik, i cili përballoi flukset më të larta fizike të energjisë të transmetura ndonjëherë.

Treguesit e Mirëmbajtjes Viti 2019 Viti 2018 Viti 2017 Viti 2016 Viti 2015 Mesatarja 10-vjecare
Orët e Punës së Agragateve (OP)
39.324
69.377
37.746
60.941
53.249
57.768
Orët e Punës së Agragateve (OP)
6
49
51
65
155
167
Koefiçenti i Gadishmërisë (OP/OP+OA, %)
99.98
99.86
99.91
99.88
99.64
99.71
Rastet e Avari- Difekteve (RAD)
6
39
41
29
44
99
Orë Pune midis Difekteve (OP/RAD)
6.554
1.779
920
2.101
1.256
870

Kontakte

+355 42 230 888
info@kesh.al

Adresa

Rr. Viktor Eftimiu, Nr. 12, Tiranë

Kërkesë për regjistrimin

Roport mbi monitorimin e treguesve mjedisorë në HEC Vau i Dejës, HEC Koman dhe HEC Fierzë.

Me qëllim përmbushjen e pikës 3.1 “Monitorimi i mjedisit ” të ESAP (Plan Veprimi për Çeshtjet Social Mjedisore) në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet KESH sh.a dhe BERZH “Marrëveshje huaje” ndërmjet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin “Shqipëria: Plani i ristrukturimit të KESH-it u realizua monitorimi i treguesve mjedisorë në njësitë prodhuese të KESH sh.a nga kontraktori Qendra e Monitorimit te Mjedisit bazuar ne kontraten 3630/10 date24/10/2022 per Monitorimin e Treguesve Mjedisor ne Tre Njesite e Prodhimit te KESH

Default PDF Icon

Raporti Fierza Anglisht

Shiko PDF
Default PDF Icon

Raporti Fierza

Shiko PDF
Default PDF Icon

Raporti Koman Anglisht

Shiko PDF
Default PDF Icon

Raporti Koman

Shiko PDF
Default PDF Icon

Raporti VD Anglisht

Shiko PDF
Default PDF Icon

Raporti VD

Shiko PDF

Kalendari Mjedisor 2025

Periudha kohore Përshkrimi i Aktiviteteve
Tremujori I
26 Janar
Dita Botërore e Edukimit Mjedisor – Promovon edukimin dhe ndërgjegjësimin për ruajtjen e mjedisit.
14 Shkurt
Dita Ndërkombëtare e Eficiencës së Energjisë – Përqendrohet në ruajtjen e energjisë dhe burimeve të rinovueshme
28 Shkurt - 2 Mars
Ditët Botërore të Energjisë së Qëndrueshme- Këto ditë promovojnë ndërgjegjësimin për rëndësinë e përdorimit të burimeve të pashterueshme të energjisë dhe inkurajojnë praktikat e qëndrueshme në prodhimin dhe konsumimin e energjisë.
05 Mars
Dita Botërore e Efiçencës së Energjisë- Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin për përfitimet e prodhimit të energjisë së gjelbër dhe përdorimin efikas të energjisë për të reduktuar ndikimin mjedisor.
22 Mars
Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Ujit - Ndërgjegjësimi për rëndësinë e ruajtjes dhe menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve ujore, të cilat janë thelbësore për prodhimin e energjisë dhe ekosistemet.
Tremujori II
22 Prill
Dita e Tokës - Një ditë për të promovuar mbrojtjen e mjedisit dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, duke përfshirë energjinë
15 Qershor
Dita Botërore e Erës – Promovon përdorimin e energjisë së erës si burim i qëndrueshëm.
Tremujori III
4 Korrik
Dita Kundër Përdorimit të Qeseve Plastike - Fushata për të reduktuar përdorimin e plastikës dhe për të promovuar alternativa më të qëndrueshme, duke ndikuar pozitivisht në mjedis dhe në sektorin e energjisë.
21 Shtator
Dita e Emetimeve Zero - Inkurajimi i veprimeve për të reduktuar emetimet e gazeve serrë dhe për të promovuar teknologji të pastra në prodhimin dhe konsumimin e energjisë.
Tremujori IV
6 Tetor
Dita Botërore e Habitateve - Ndërgjegjësimi për rëndësinë e ruajtjes së habitateve natyrore dhe ndikimin e zhvillimit energjetik në to.
11 Tetor
Dita Botërore e Hidrocentralit - Një ditë për të njohur rolin e hidrocentraleve në prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore.
24 Nëntor
Dita Ndërkombëtare e Mbjelljes së Pemëve - Promovimi i mbjelljes së pemëve për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe për të kontribuar në balancimin e emetimeve të karbonit.

PLANET E GATISHMËRISË NË RASTET E EMERGJENCAVE

Bazuar në ligjin Nr. 8681,datë 02.11.2000 “Për projektimin, ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e digave dhe dambave”, ligjit Nr.8756, datë 26.03.2001 “Për Emegjencat Civile“, VKM Nr.147 datë 18.03.2004, KESH sh.a, si dhe “Rregullores për Sigurinë e Digave”, neni 28, e miratuar me VKM Nr.147, datë 18.03.2004, KESH sh.a ka hartuar Planet e Gatishmërisë në rastet e Emergjencave.

 

Këto plane janë hartuar në bashkëpunim me ekspertizën vendase dhe të huaj (GNF, Spanjë) dhe në përputhje me rekomandimet e ICOLD dhe standartet ndërkombëtare.

 

Planet e Gatishmërisë në Raste Emergjencash përfshijnë:

 

I. Raportet Teknike sëbashku me anekset përkatëse të tyre.
II. Skemat Organizative për proceset e veprimeve emergjente në 4 skenarë të mundshëm.
III. Hartat e Përmbytjeve që mund të shkaktohen në zonën e pellgut ujëmbledhës Drin-Bunë gjatë operimit të HEC-eve të kaskadës së lumit Drin (Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës) apo dëmtimeve të digave të tyre.

 

Gjithashtu, me ndihmën teknike të GIZ janë përgatitur edhe hartat e zonave të përmbytjeve për rastet e shkarkimit të plotave me përsëritje një herë në 100 vjet dhe një herë në 1,000 vjet, harta këto që në përputhje me përcaktimet e Rregullores për Sigurinë e Digave dhe Dambave, janë përgatitur në shkallë 1:25,000

 

Planet e Gatishmërisë në Raste Emergjencash shtjellojnë dhe përcaktojnë për çdo skenar të mundshëm të rasteve të emergjencave që mund të ndodhin (për shkak të operimit dhe menaxhimit të HEC-eve të kaskadës së lumit Drin në kushtet e prurjeve të mëdha, tërmeteve, apo prishjes së mundshme të ndonjë dige), detyrat dhe skemat organizative për lajmërimin në kohën e duhur nga Institucionet e përfshira në proçesin e përballimit dhe menaxhimit të emergjencave civile.

Kodi i Etikës

Kodi etik i KESH sh.a. është pjesë integrale e rregullores së përgjithshme të punës në KESH sh.a. dhe përfaqëson një përmbledhje tërësore të vlerave dhe parimeve, të cilat duhet të udhëheqin punën e përditshme të personelit të KESH. Ky kod kërkon nga punonjësit që punojnë pranë shoqërisë KESH sh.a që të zbatojnë standartet më të larta të sjelljes etike, në përputhje me vlerat e integritetit, të paanshmërisë dhe të maturisë.

 

Punonjësit e shoqërisë KESH sh.a inkurajohen të punojnë me pasion dhe me profesionalizëm për të arritur rezultate sa më të larta e të qendrueshme. Ata duhet të veprojnë me integritet gjatë gjithë veprimtarisë së tyre zyrtare dhe të shmangin çfarëdolloj sjelljeje që mund të paraqesë ndryshe punonjësit ose KESH-in.

 

KESH, me karakterin e vet demokratik, profesional dhe vlerës që i jep diversitetit, KESH orienton stafin e vet që të veprojë me tolerancë, me ndjeshmëri, me respekt dhe me paanësi kundrejt kulturës dhe profesionit të personave të tjerë, që nuk i kanë ato të njëjta me të tjerët. Për stafin e KESH, integriteti duhet kuptuar si sinonim i ndershmërisë, korrektesës, drejtësisë e besnikërisë kundrejt punës dhe institucionit.

 

Nga ana tjetër, KESH reagon ndaj çdo sjelljeje abuzive, e cila do të konsiderohet fyese për ambientin apo për persona konkretë. Punonjësit e KESH duhet të përmbushin detyrat e tyre me kompetencë dhe paanshmëri, duke zbatuar standarte të larta profesionale në kryerjen e punës së tyre dhe duke mbajtur përgjegjësi për materialet e përgatitura.

Siguria dhe shëndeti

Përgjegjësitë e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare për sigurinë dhe shëndetin në punë janë në përputhje me rregulloret dhe normat shtetërore të sanksionuara në Rregulloren e Sigurimit dhe Shfrytëzimit Teknik për Impiantet, Pajisjet dhe Instalimet elektrike. Në zbatim të kësaj rregulloreje, KESH ka bërë parashikmet e veta në strukturën e vet organizative, duke integruar funksionet përkatëse në nivel Qendror dhe Njësi Prodhimi.

Qëllimi i sistemit të menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë është rritja e sigurisë së punonjësve në ambientet e punës dhe mbrojtja e shëndetit e mirëqenies së tyre dhe personave të tjerë (publikut) që mund të ekspozohen ndaj risqeve të aktivitetit të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.

Rreziqet kryesore ndaj të cilave ekspozohen punonjësit e KESH-it që punojnë direkt në impiantet e prodhimit të energjisë elektrike përfshijnë kryesisht goditjet nga rryma elektrike, goditjet nga eksplodimi i pajisjeve nën presion, rëniet nga lartësia, efektet e lëndëve kimike, biologjike dhe kancerogjene, zhurmat, dridhjet mekanike, fushat elektrostatike, rrezatimet jonizuese dhe optike, etj.

Rregullorja e Sigurimit Teknik dhe Mbrojtjes së Shëndetit në Punë sanksionon:

  • Vlerësimin e riskut dhe marrjen e masave të nevojshme (mjete dhe staf kompetent) për trajnimin e punonjësve për sigurinë dhe mbrojtjen në punë, përfshirë dhënien e ndihmës së parë të kualifikuar dhe transportin për në qendrën më të afërt spitalore.
    ● Sigurimim e veglave të punës, pajimeve dhe veshjeve mbrojtëse për punonjësit (çertifikuar sipas normave IP të sigurisë) dhe sigurimin e kushteve të përshtatshme në ambjentet e punës (ventilimin, ngrohjen, ndriçimin e mjaftueshëm, mobilimin, etj)
    ● Përgatitjen dhe instalimin e sinjalistikës për t’i treguar punonjësve çfarë duhet të dinë për ruajtjen e shëndetit dhe sigurinë në punë;
    ● Sigurimin e punonjësve për rastet e aksidenteve në punë përfshirë aksidentet rrugore kur punonjësi udhëton për në vendin e punës si dhe për të prekurit nga sëmundje profesionale.
    ● Regjistrimin dhe raportimin e aksidenteve në punë dhe të prekurit nga sëmundje profesionale si dhe të rasteve të rrezikshme që mund të ndodhin.
    ● Vlerësimin e riskut të dëmtimit të punonjësve nga substancat e rrezikshme dhe vendosjen e tabelave paralajmëruese dhe zbatimin e rregulloreve përkatëse të rekomandauara nga furnizuesi i tyre.

Ndërkohë që njohja dhe zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe ruajtjes së shëndetit në punë është detyrë e përhershme e përsonelit të KESH sh.a., menaxhimi i Sistemit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë përfshin në vetvete përmirësimin e vazhdueshëm dhe shërbim gjithnjë e më të kualifikuar ndaj të punësuarve në nivelin e kërkesave të kohës.

Formulari Ankesave

Apliko për Punë