Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH sh.a) referon projektet e saj për sigurinë e digave në Konferencën e Tretë Ndërkombëtar të Digave të Mëdha që mbahet në datat 17-21 Shtator 2018 në Foz do Iguaçu, Brazil
Projektet e KESH të referuara në Konferencë prezantojnë një seri masash integrale për rehabilitimin e objekteve te ndryshme hidroteknike te digave dhe modernizimin e procesit të monitorimit te treguesve gjeoteknike të sigurisë se digave si ngjarje që duhet të paraprihen nga teste fizike, simulime numerike dhe se rezultatet e dala nga këto të fundit duhet ti shërbejnë marrjes së masave dhe kryerjes më pas të investimeve të nevojshme në drejtim të monitorimit të vazhdueshëm të treguesve të nevojshëm dhe që ndihmojnë në parandalimin e ngjarjeve që do mund të cenojë sigurinë e digave.
Në këto referate paraqiten masat e ndërmarra nga KESH gjatë viteve të fundit për rehabilitimin e objekteve te ndryshme hidroteknike te digave dhe modernizimin e procesit të monitorimit të treguesve gjeodezike te digave në kaskadën mbi lumin Drin.
Bazuar në vlerësimet e rezultateve të studimit për modelimin dhe analizimin e funksionimit të tuneleve të shkarkimit në HEC Fierzë në variante të ndryshme projektimi si edhe rekomandimet e dala në kuadër këtij studimi, janë marrë masat për kryerjen e investimeve për instalimin e pajisjeve që mundësojnë monitorimin në kohë reale (online) të treguesve gjeodezik të digave.
Projektet e realizuara nga KESH dhe te referuara ne Konference kanë marrë vlerësime nga organizatorët pasi sjellin dëshmi mbi avantazhet e sistemit të monitorimit në kohë reale (online) të treguesve të sigurisë së digave, parë kjo në këndvështrimin e një menaxhimi më të mirë të basenit ujëmbledhës dhe rritjes së jetëgjatësisë së tyre, referuar kjo modelit shqiptar.
Nëpërmjet këtyre referateve KESH sjell në vëmendje të audiencës eksperiencën e viteve të fundit nga ku si rezultat i studimeve të kryera KESH ka konkluduar në realizimin e investimeve që synojnë rehabilitimin e digave dhe modernizimin e procesit të monitorimit të tyre në kaskadën mbi lumin Drin.