Në zbatim të Planit të Veprimit të “Strategjisë së Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës”, KESH sh.a. është angazhuar në një bashkëpunim të vazhdueshëm me komunitetet e zonave pranë HEC duke mbështetur aktivitete me fokus mbrojtjen e mjedisit, orientimin drejt zhvillimit të qendrueshëm, mbështetjen e zhvillimit social dhe ekonomik lokal. Një nga këto projekte është “Ora Blu e Drinit”, i cili po zbatohet nga disa organizata mjedisore (Well Point, Qendra Arrhus Shkodër dhe Wild Europe).
Dje dhe sot u zhvillua aktiviteti me natyralistët në fshatin turistik Rragam që i përket Bashkisë Vau i Dejës pranë basenit Drin – Bunë.
Aktiviteti pati si qëllim promovimin e destinacionit turistik Liqenin e Vaut të Dejës përmes pedalimit nga Shkodra drejt Rragamit (18 km) si dhe promovimin e aktiviteteve ekoturistike në këtë zonë si lundrimin me varka apo kanoe dhe standup paddles.
Gjithashtu gjatë këtyre dy ditëve të aktiviteteve në kuadër të zbatimit të projektit “Ora Blu e Drinit” u zhvilluan dhe dy sesione informimi dhe ndergjegjësimi mjedisor nga ekspertët e Qendrës Aarhus Shkodër dhe Wild Europe. Këto sesione kishin në fokus informimin dhe ndërgjegjësimin publik për vlerat e biodiversitetit dhe ekosistemit në basenin Drin Bunë.
Ky projekt mbështetet nga @KESH sh.a