Korporata Elektroenergjetike Shqiptare
Na jep Energjinë tënde!
Në KESH SH.A., besojmë se çdo individ reflekton vlerat tona më të rëndësishme. Ju, me përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj, përbëni themelin e suksesit tonë.Arritja e rezultateve më të larta në sektorin energjetik bëhet e mundur vetëm falë kontributit dhe angazhimit të gjithsecilit prej jush.
Ne jemi të përkushtuar ndaj:
Përzgjedhjes së stafit të kualifikuar
Të pajisur me eksperiencë dhe aftësi profesionale, për të mbështetur realizimin e qëllimeve të biznesit në të gjitha fushat ku operojmë.
Zhvillimit të aftësive personale
Duke siguruar një mjedis gjithëpërfshirës, pa diskriminim mbi bazën e moshës, gjinisë, origjinës, racës, aftësive fizike, apo besimit fetar.
Nxitjes së inovacionit dhe përmirësimit
Përmes komunikimit dhe bashkëpunimit efektiv, duke identifikuar dhe adresuar sfidat dhe dobësitë në mënyrë të qëndrueshme.
Krijimit të një ambienti pune motivues
Performanca shpërblehet dhe inkurajohet zhvillimi i karrierës dhe inovacioni.
Vlerat që Përfaqësojmë:
Diversiteti
Ne e vlerësojmë spektrin e gjerë të pikëpamjeve dhe prejardhjeve, të cilat pasurojnë mjedisin tonë të punës dhe shtyjnë përpara arritjet tona. Diversiteti sjell ide inovative dhe zgjidhje kreative, duke e bërë KESH SH.A. një vend emocionues për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme.
Integriteti
Integriteti është themeli i çdo veprimi në KESH SH.A. Stafi ynë vepron me ndershmëri dhe profesionalizëm, duke e vendosur drejtësinë dhe transparencën në qendër të marrëdhënieve të punës.
Gatishmëria për Ndryshim
Përshtatshmëria dhe proaktiviteti janë thelbësore për të përballuar sfidat dhe ndryshimet në sektorin energjetik. Ne qëndrojmë një hap përpara, duke ofruar zgjidhje të reja dhe efikase për të përmbushur nevojat në vazhdimësi.
Orientimi drejt objektivave
Ne jemi të përkushtuar për të përmbushur objektivat tona, edhe në situata të vështira. Duke u fokusuar te diversifikimi i burimeve të energjisë së rinovueshme, synojmë të ofrojmë shërbime dhe produkte të qëndrueshme.
Përkushtimi
Ne investojmë në zhvillimin personal dhe profesional të punonjësve tanë, duke tejkaluar pritshmëritë dhe duke kontribuar në suksesin e përbashkët.
Përmirësimi i vazhdueshëm
Përpjekja për arritjen e cilësisë së lartë dhe rritjen e efikasitetit është një angazhim i pandërprerë. Promovojmë përmirësimin e vazhdueshëm në çdo aspekt të punës sonë.
Pozicione të lira pune!
Burimet njerëzore janë themeli i suksesit të KESH sh.a., duke u vlerësuar si aseti më i çmuar për diversifikimin dhe zhvillimin korporativ. Përmes politikave inovative të pagave dhe trajnimeve profesionale, sigurojmë motivimin dhe përkushtimin e ekipit tonë drejt qëllimeve strategjike.