Situata e krijuar nga reshjet e dendura të dëborës dhe ulja e fortë e temperaturave po ndiqet me vëmendje edhe nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH). Hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës po mbahen nën kontroll ndërsa prodhimi ditor i energjisë elektrike në Kaskadën e Drinit ka arritur në 16 064 000 kWh. Rezerva energjitike e vendit aktualisht është 776 GWh.