Administratori i KESH, Ergys Verdho së bashku me Ambasadorin e Gjermanise në Tiranë Z. Karl Bergner dhe drejtoreshën e zyrës rajonale të KfW, Znj.Brit Horschke inaguruan Qendrën e Kontroll-Monitorimit të Kaskadës së Drinit.
Kjo qendër që tashmë ka përfunduar dhe është në operativitet të plotë, kontrollon/ monitoron të gjithë Hidrocentralet e Kaskadës së Drinit duke përfshin katër module kryesore:
-Kontroll-Monitorimin e të gjithë agregatëve (Turbinave) të HEC-eve: Fierzë, Komani dhe Vau i Dejës
-Sistemin Hidrometrologjik të Kaskadës së Drinit
-Sistemet e monitorimit të Digave për të tre HEC-et
-Sistemin e video surveliancës për të tre HEC-et