Marrëveshja e Parisit është një traktat shumëpalësh ndërkombëtar më ambicioz mbi ndryshimet klimatike, i miratuar nga 196 anetaret pjesemarres në COP 21 në Paris. Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Parisit në Prill 2016. Qëllimi i marreveshjes është të kufizojë ngrohjen globale me 2, mundësisht në 1.5 gradë Celsius, krahasuar me nivelet paraindustriale.
Për të arritur kufizimin në nivel botëror të rritjes së temperaturës globale në maksimumi 1.5° C, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) thekson në raportin e saj “Net Zero deri në vitin 2050” që kapaciteti global i hidrocentraleve duhet të paktën të dyfishohet deri në vitin 2050.
Kongresi Botëror i Hidrocentraleve, (7-24 Shtator 2021) lançoi “Deklaratën e San Jose për Hidroenergjinë e Qëndrueshme”[1]. Kjo Deklaratë, e cila u mundësua nga Shoqata Ndërkombëtare e Hidroenergjisë (IHA), në rolin e Sekretariatit të Kongresit Botëror të Hidroenergjisë, thekson nevojën për rritje të investimeve në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm në fushën e hidrocentraleve dhe përcakton kërkesa më të larta të performancës mjedisore dhe sociale në këtë sektor, në mënyrë që të rritë kontributin e hidrocentraleve në qëllimet globale për klimën.
Deklarata u hartua bazuar në një konsultim publik te gjerë me pjesëmarrjen e qindra organizatave dhe individëve, si përfaqësues nga industria e hidrocentraleve, OJQ-të, institucionet financiare ndërkombëtare, OJQ-të, akademia dhe institucionet kërkimore, perfshire dhe Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare. Hapat e ardhshëm do të jenë prezantimi i Deklaratës tek udhëheqësit botërorë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP26) në Nëntor te ketij viti.
Kongresi Botëror i Hidroenergjisë lançoi gjithashtu “Standardin për Hidroenergjinë e Qëndrueshme”, një skemë e re e certifikimit me fokus social-mjedisor, standard i cili konsiston në të parin e këtij lloji në sektorin e burimeve të rinovueshme. Standardi mbështetet në Deklaratën e San José, duke ofruar një bazë për përcaktimin e praktikave më të mira ndërkombëtare në hidroenergjine e qëndrueshme. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka filluar një bashkëpunim të suksesshëm me Shoqatën Ndërkombëtare të Hidroenergjisë përmes projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm i
hidrocentraleve përmes ngritjes së kapaciteteve dhe aplikimit të instrumenteve të hidroenergjise së qëndrueshme në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor”, financuar nga SECO (Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike).
Në fjalën e tij në Kongresin Botëror për Hidroenergjinë e Qëndrueshme, Administratori i KESH sh.a. Z. Ergys Verdho, ndër të tjera theksoi mbështetjen në investimin drejt prodhimit të hidroenergjisë së qëndrueshme.
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare është angazhuar seriozisht për një shfrytëzim racional dhe të qëndrueshëm të burimeve të rinovueshme, duke u dhënë kështu garanci komuniteteve dhe brezave të ardhshëm për uljen e emetimeve të gazeve të efektit serë nëpërmjet prodhimit të energjisë së pastër.
Fjalën e Z. Verdho në këtë kongres, krahas liderëve botërore në fushën e hidroenergjisë, mund ta ndiqni në linkun më poshtë: