Administratori i KESH z.Ergys Verdho zhvilloi një vizitë në Hidrocentralin e Fierzës, për të parë nga afër investimet në proces, nevojat për përmirësimin e kushteve të punës si dhe projektet e reja që do rrisin performancën e HEC-eve.
Në këtë vizitë, Z. Verdho u fokusua tek ecuria e punës në këtë HEC, ku bisedoi me stafin rreth problematikave të ndryshme me synim një mbarëvajtje të mirë të proceseve dhe rritjen e produktivitetit nga ana e të gjithë punonjësve.
Gjithashtu Administratori i KESH inspektoi investimet që po kryhen në HEC Fierzë si:
Ecurinë e punimeve rehabilituese elektro-mekanike në tunelet e shkarkimit Nr.3 dhe Nr.4
Ecurinë e punimeve rehabilituese të portave të remontit në bjefin e poshtëm të hidrocentralit, një investim me fondet e KESH
Inspektim të ecurisë së punimeve rehabilituese të galerisë kuote +178.00 mmnd
Inspektim të ecurisë së punimeve të objektit “Mbrojtja e skarpatës me mure gabion pas ekonomisë së vajrave të transformatorëve të fuqisë dhe turbinave”
KESH sh.a do të vijojë të investojë në rritjen e gatishmërisë teknike për operim dhe të jetëgjatësisë teknike për shfrytëzim të veprave.