Në vijim të studimit për vlerësimin e fizibilitetit, pjesë kjo e fazës së I-rë për zhvillimin e projektit të HEC Skavica, u realizua një takim i përbashkët ndërmjet kompanisë Bechtel, KESH sh.a, si dhe partnerëve ndërkombëtar të përfshirë në këtë fazë të projektit.

Objekti kyesor i këtij takimi ishte prezantimi nga ana e Bechtel të rezultateve të punës studimore të zhvilluar deri tani.
Prezantimi kishte fokus kryesor diskutimin mbi opsionet e propozuara në lidhje me përcaktimin e aksit të digës, proces ky i realizuar mbi bazën e analizës së kritereve tekniko-ekonomike.