Rruga Vau i Dejës- Koman

Sot, më datë 12 prill, janë hapur ofertat e kompanive për ndërtimin e rrugës Vau Dejës- Koman. Pesë kompani kanë ofertuar dhe menjëherë ka nisur faza e vlerësimit të ofertave dhe shumë shpejt do të lidhet kontrata për fillimin e punimeve të kësaj rruge. Afati për ndërtimin e kësaj rruge 30.7 km të gjatë është 18 muaj!Theksojmë se ky është investimi i parë i kësaj natyre që do të realizohet nga KESH. Përmirësimi i shtresave, nënshtresave, kthesave dhe urave ekzistuese, si dhe përshtatja e punimeve me natyrën e zonës do të bëjnë që ky projekt të mos vlejë vetëm për nevojat e Korporatës e banorët, por edhe të ndikojë drejtpërsëdrejti në zhvillimin turistiktë zonës.