KESH i është bashkuar nismës së marrë nga Bashkia e Kukësit për të mbajtur pastër sipërfaqen e liqenit të Fierzës. Nga punonjësit e Hec Fierzë dhe Bashkisë Kukës u krye mbledhja e mbetjeve të shumta që ka sjellë lumi Drini i Bardhë gjatë periudhës së reshjeve. Së bashku me Bashkinë Kukës po punojmë për një mbështetje më afatgjatë dhe të planifikuar që liqeni i Fierzës të pastrohet sistematikisht.