Administratori i KESH z. Agron Hetoja mirëpriti nismën “Drejtues për një ditë”, pjesë e programit “Junior Achievement”. Në kuadër të procesit të edukimit të brezit të ri, maturantja Alba Verushi shoqëroi gjatë një dite pune administratorin e KESH. Z. Hetoja e njohu me sfidat e një dite të ngarkuar pune, duke i dhënë asaj këshilla e udhëzime për të vijuar suksesin e deritanishëm si maturante e shkëlqyer edhe në karrierën e saj profesionale. Ai shprehu gatishmërinë e KESH për të mbështetur nisma të tilla që synojnë përgatitjen e një brezi sa më të kualifikuar.