- Nga pikëpamja hidrike viti 2025 rezultoi një vit i thatë, me prurje nën mesataren 30-vjeçare. Prurjet në Fierzë rezultuan 145 m3/s nga 183 m3/s që është mesatarja shumëvjeçare, ose rreth 21 % më të ulta.
- Prodhimi në kaskadën e Drinit për vitin 2025 rezultoi 3,404,844 MWh nga 4,348,000 MWh që është gjeneruar mesatarisht gjatë 30-viteve të fundit. Prurjet e ulta në liqenin e Fierzës kanë ndikur drejtpërdrejt në sasinë e gjenerimit në kaskadë, konkretisht prurjet ishin rreth 21 % më të ulta dhe prodhimi ka qenë thuajse i njëjtë me rreth 22 % më i ulët se mesatarja 30-vjeçare.
- Krahasuar me 5 vite hidrike thuajse të ngjashme (2002, 2008, 2014, 2017, 2024), prodhimi në vitin 2025 rezultoi rreth 2 % më i lartë apo + 71 MWh më tepër energji e prodhuar. Vlen për tu përmendur se gjatë vitit 2025 kemi patur një bilanc pozitiv në rezervën energjitike me + 250,000 MWh energji e akumuluar në liqenin e Fierzës.
- Niveli në fillim te vitit 2025 ishte 269.22 mmnd, ose -7.87 m më i ulët, krahasuar me të njëjtin tregues 30-vjeçar (1995-2024) prej 277.09 mmnd. Ndërsa në fund të vitit, më 31 Dhjetor 2025 niveli në liqenin e Fierzës ishte 278.76 m, me një rritje brenda vitit prej + 9.54 m, dhe + 1.67 m krahasuar me mesataren shumëvjeçare.
- Rezerva Energjetike në fillim të vitit 2025 ishte 477 GWh, ndërsa fundi i vitit u mbyll me 727 GWh, pra kemi akumuluar +250 GWh reserve energjetike.


