Sot, në KESH Qendër u zhvillua trajnimi për #NdihmënEParë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar! 🚑
Ky trajnim vijon serinë e trajnimeve të suksesshme që janë zhvilluar më parë në HEC Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës, duke siguruar që të gjithë punonjësit të jenë të përgatitur për të reaguar në situata emergjente, në përputhje me standardet ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë