Në kushtet e një mjedisi të ri të tregut të energjisë elektrike dhe ku së shpejti do të fillojë funksionimi i Bursës së Shqipërisë, ALPEX, me mbështetjen e USAID, nisi faza e parë e trajnimit të stafit të Tregtimit të Energjisë Elektrike të KESH sh.a..
Trajnimi u realizua nga një grup i specializuar në fushën e tregtimit të energjisë elektrike të cilët ndanë përvojën e tyre në shtetet ku ka dhënë kontribute.
Gjatë kësaj faze trajnimi u trajtuan precese si:
Ndërveprime të Tregjeve Ndërkombetare,
Tregtimi i energjisë elektrike në terma afat-gjatë, afat-mesme e afat-shkurtër,
Menaxhimi dhe Vleresimi i Portofolit të Tregtimit,
Vlerësimi i Riskut dhe Bursa e Shqiperisë.