Me themelimin e ALPEX, falë USAID-it, Shqipëria dhe Kosova kanë hyrë në një epokë të re të tregtimit të energjisë. Si pjesë e kësaj mbështetjeje të pandërprerë, sot u zhvillua trajnimi i radhës për KESH mbi tregtinë brenda ditës së energjisë.

*Trajnimi u përqendrua në:
Përmirësimin e aftësive për tregtim në ALPEX.
Strategji për optimizimin e çmimeve dhe prodhimit.
Ushtrime praktike për vendimmarrje të shpejtë dhe efektive.

Ky trajnim është një tjetër hap drejt krijimit të një ekosistemi energjetik më efikas dhe të qëndrueshëm për rajonin.

**Faleminderit USAID për përkushtimin dhe vizionin tuaj për të ardhmen energjetike të Shqipërisë dhe Kosovës!