Edukimi mjedisor dhe ndërgjegjësimi i të rinjve mbeten thelbësorë për një të ardhme të qëndrueshme. Në Universitetin Bujqësor të Tiranës, KESH zhvilloi një prezantim të dedikuar mbi energjinë e rinovueshme, rolin e energjisë hidrike dhe rëndësinë e mbrojtjes së burimeve natyrore.

Studentët u njohën më nga afër me funksionimin e hidrocentraleve, menaxhimin e digave dhe ndikimin pozitiv që ka sektori energjetik në zhvillimin ekonomik dhe mjedisor të vendit.