KESH pati kënaqësinë të mirëpriste përfaqësuesit e Delegacionit Evropian në HEC Vau Dejës. Përfaqësuesit u njohën nga afër me kapacitetet tona prodhuese dhe projektet në zhvillim për modernizimin e sistemit energjetik, veçanërisht rehabilitimin e këtij hidrocentrali, për të cilin ECD ka shprehur gatishmërinë për të kontribuar nëpërmjet një granti.